Flash News

KRYESORE

Zyrtarisht të ndarë, Lady Gaga i jep fund fejesës me menaxherin e saj

Lady Gaga është ndarë me të fejuarin e saj Christian Carino. Lajmi është bërë i ditur nga përfaqësues të çiftit, ekskluzivisht për "People".

“Thjesht nuk funksionoi. Marrëdhëniet ndonjëherë përfundojnë. Nuk ka histori të gjatë dramatike,”- ka thënë burimi për "People".

Kjo është hera e dytë që Lady Gaga ndahet nga një marrëdhënie që kishte shkuar deri në fejesë. Këngëtarja për momentin po shijon suksesin që i ka dhënë filmi "A star is born", një ndër më të përfolurit për momentin dhe i nominuar për disa çmime Oscar.

[caption id="attachment_247740" align="alignnone" width="749"] Lady Gaga me aktorin Bradley Cooper në promovimin e filmit "A star is born"[/caption]

Të fundit