Flash News

KRYESORE

Zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Maqedoni, Rama: Një arritje historike për shqiptarët

Kryeministri Edi Rama e ka përshëndetur miratimin e ligjit për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Parlamentin e Maqedonisë.

Rama e konsideron këtë si një arritje historike për shqiptarët e cila do të sjellë demokratizimin dhe forcimin e Maqedonisë.

Ligji për  miratimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni, parlamenti i vendit fqinj e votoi me 69 vota pro, duke i hapur mundësinë kështu gjuhëve të minoriteteve.

Deklarata e Ramës:

Miratimi nga parlamenti në Shkup i ligjit të gjuhës shqipe një arritje historike për shqiptarët që demokratizon e forcon vetë Maqedoninë.

 

Të fundit