Flash News

KRYESORE

Zyrtarizohen dy grupet e reja parlamentare, kush janë 10 deputetët që refuzuan Rudina Hajdarin dhe Nimet Musain

Sot, deputetët e të ashtuquajturës ‘opozita e re’ zyrtarizuan dy grupe parlamentare, pas largimit të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Deputetët që hynë nga listat e PD-së dhe LSI-së kanë zyrtarizuar dy grupe të veçanta, në krye të së cilave janë zgjedhur Rudina Hajdari dhe Nimet Musai.

Në grupin parlamentar demokrat, me në krye Rudina Hajdari janë në përbërje: Myslim Murrizi, Korab Lita, Arben Elezi, Arlind Çaçani, Halil Jakimi, Alban Zeneli.

Ndërsa te grupi parlamentar “I pavarur” me në krye Nimet Musai ka në përbërje: Zëvendëskryetare: Edlira Hyseni Sekretar politik: Enver Roshi Anëtarë: Ralf Gjoni, Ediola Braha, Ylli Shehu, Aurora Mara.

Ndërkohë, bie në sy se nuk janë bërë pjesë e asnjërit prej grupeve të reja deputetët Lefter Koka, Eneda Koçiraj, Erdiola Braha, Edmond Rrushi, Elda Hoti dhe Ambra Borova, Lgoraq Karamelo, Lefter Maliqi, Adriatik Alimadhi dhe Majlinda Halilaj.

 

Të fundit