Flash News

KRYESORE

Zyrtarizohen kandidaturat që do të garojnë për kreun e Partisë Demokratike

Zyrtarizohen kandidaturat që do të garojnë për kreun e

Pesë kandididatë kanë zyrtarizyar kandidaturën e tyre për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.

I pari që sfidoi Bashën për kreun e ri të demokratëve dhe drejtimin e partisë ishte deputeti Eduard Selami, i cili deklaroi vendimin e marrë për të qenë pjesë e garës për PD dhe shpalli kandidaturen, duke bere edhe procesin e regjistrimit ne gare.

Pas tij, një tjetër demokrat Astrit Sinanaj, anëtar i PD në qytetin e Fierit, njoftoi në faqen e tij në rrjetin social Facebook se do të garonte për PD-në. Ky ishte kandidati i dyte zyrtar i regjistruar, si pjese e gares per te marre kreun e PD-se.

Kandidat i tretë ne gare eshte Erion Piciri, i cili dje njoftoi zyrtyarisht se ka shpallur kandidaturen per kreun e PD dhe bashke me kete ka bere edhe regjistrimin.

Po dje, demokrati Astrit Patozi deklaroi zyrtarisht me nje dalje nga selia blu shpalljen e kandidatures per kreun e PD-se dhe sfidoi haptazi kryedemokratin aktual, Lulzim Basha duke i thene se eshte gati të përballet me te ne nje gare te barabarte. Ish-nenkryetari numeroi edhe kushtet per Bashen dhe garen ne PD, duke kerkuar njehersh si domosdoshmeri shtyrjen e dates se caktuar per mbajtjen e zgjedhjeve.

Kandidat në garë mbetet kryedemokrati Lulzim Basha, i cili pas humjes në zgjedhje, teksa mori përgjegjësinë për humbjen, njoftoi ngrirjen e postit te tij ne PD dhe hapjen e garës për zgjedhjet në PD, që mbahen më 22 korrik. Pra Lulzim Basha është kandidati i 5-të për të rimarrë kreun e PD-së.

 

 

Të fundit