Flash News

KRYESORE

Zyrtarizohet emri i ri i Maqedonisë, Basha: Hap historik për konsolidimin e paqes dhe sigurisë në rajon

Kuvendi i Maqedonisë me 81 vota pro miratoi ndryshimet kushtetuese duke zyrtarizuar emrin e ri të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut.

Vendimi është përshëndetur edhe nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili thekson se ky hap tregon përgjegshmëri të lartë politike dhe konsolidon paqen dhe sigurinë në rajon.

“Përshëndes votimin e ndryshimeve kushtetuese nga Parlamenti i Maqedonisë Veriore. Ky akt i përgjegjshmërisë së lartë politike është një hap historik për konsolidimin e rajonit si pjesë e familjes Euroatlantike që forcon paqen, sigurinë dhe vlerat demokratike”, përfundon kreu i Partisë Demokratike ne nje deklarate ne 'Twitter'.

Të fundit