Flash News

KRYESORE

Zyrtarizohet kandidati i PS në Kavajë, ish-drejtori i ALUIZNI-t kandidat për kryebashkiak

Partia Socialiste në Kavajë ka zyrtarizuar emrin e kandidatit të ri për kryebashkiak të Kavajës, në zgjedhjet e parakohshme lokale më 25 qershor. Do të jetë Dorian Murati, ish-kreu i ALUIZNI-t në këtë bashki ai që do kandidojë nën siglën e PS.

Murati zëvendëson në garë zv/kryebashkiakun Koldian Shehi, i cili u tërhoq nga kandidimi, ndonëse bëri për disa javë fushatë përpara se kryeministri Edi Rama të shtynte zgjedhjet e 7 majit pas marrëveshjes me PD-në.

Ditën e djeshme është konfirmuar edhe kandidati i LSI për Kavajën, Maksim Kona, ndërsa pritet edhe emri me të cilin do të prezantohet PD në këto zgjedhje.

Kavaja hyri në zgjedhje të parakohshme pasi KQZ vendosi t’i heqë mandatin ish-kryebashkiakut Elvis Rroshi, në kuadër të procesit të dekriminalizimit.

Të fundit