Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zyrtarizohet koalicioni opozitar mes PD dhe aleatëve, zbardhen 10 pikat e marrëveshjes
Ka nisur të zyrtarizohet koalicioni opozitar mes Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj.
Ndërsa në këto momente po nënshkruhen marrëveshjet mes tyre, janë zbardhur dhjetë pikat që ata kanë firmosur partitë opozitare.
Marrëveshja e plotë
I. Duke qenë thellësisht të shqetësuar që, prej kohësh, Shqipëria ndodhet në kushtet e:
- Rritjes së varfërisë ekstreme dhe papunësisë, si dhe pasigurisë për jetën dhe pronën, gjë që ka sjellë braktisjen e Shqipërisë nga një numër jashtëzakonisht i lartë i qytetarëve shqiptarë;
- Mungesës së vëmendjes nga Qeveria ndaj problemeve të përditshme të qytetarëve dhe mungesës së reformave, që garantojnë qeverisjen në interes të qytetarëve;
- Humbjes totale të besimit të qytetarëve tek forca e shtetit;
- Asgjesimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që po faktohet dita-ditës si fenomen, që ka cenuar jo vetëm legjitimitetin e qeverisjes, por edhe llogaridhënien ndaj qytetarëve;
- Rrënimit ekonomik të vendit për llogari të oligarkëve, të lidhur me Qeverinë, që përfitojnë fonde financiare në mënyrë abuzive, duke asgjesuar konkurencën e lirë dhe duke penguar investimet e huaja në vend, që janë motorr punësimi;
- Pabarazisë së thellë midis qytetarëve të zakonshëm dhe njerëzve me pushtet, duke eleminuar shtetin e së drejtës dhe barazinë përpara ligjit;
- Përpjekjes së paprecedentë të Qeverisë për të kontrolluar të gjitha pushtetet në vend, përfshirë pushtetin gjyqësor;
II. Duke mbajtur në konsideratë:
- Krizën e rëndë politike në vend, që pamundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për shkak se është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për blerjen e votave;
- Pasojat që sjell minimi i parimeve për zgjedhje të lira dhe të ndershme për jetën e qytetarëve shqiptarë, proceset demokratike në vend, funksionimin demokratik të institucioneve dhe procesin e integrimit europian;
- Krijimin e një situate të paprecedentë të krizës ekonomike, emigracionin masiv kombëtar dhe gjendjen katastrofale të mjerimit social nga një Qeveri e dalë nga zgjedhje të deformuara dhe të diktuara nga bashkëpunimi me krimin e organizuar;
- Përgjegjësinë e drejtëpërdrejtë të Edi Ramës për krizën e rëndë, ku ndodhet vendi dhe për ngritjen e një skemë kriminale të bashkëpunimit me krimin e organizuar për të blerë vota;
III. Duke vlerësuar se gjendja e shkaktuar ka, mbi të gjitha, si shkak kryesor, korrupsionin, si dhe lidhjet e forta midis Qeverisë dhe krimit të organizuar, të cilat pengojnë zhvillimin ekonomiko-social të vendit dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë;
IV. Duke qenë të vetëdijshëm se rinia shqiptare ka më shumë se kurrë nevojë për mbështetje, jo vetëm për një arsim cilësor, sipas standardeve europiane, por, mbi të gjitha, për krijimin e kushteve për punësim sipas meritës dhe mundësive individuale;
V. Duke qenë të shqetësuar për problemet madhore, që po kalon ekonomia shqiptare, veçanërisht, fermerët shqiptarë dhe biznesi i vogël, si shkak i politikave falimentuese të Qeverisë;
VI. Duke qenë të ndërgjegjshëm se kapja e pushtetit publik nga krimi përbën një kërcënim të rëndë për integritetin dhe funksionimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike, që ka shndërruar në emergjencë kombëtare nevojën e shkëputjes së lidhjeve të ngushta Qeveri-Krim;
VII. Duke qenë të vendosur për të ndërmarrë çdo proces politik apo institucional, që i hap rrugë nisjes së negociatave të antarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian për të bërë realitet, sa më parë, ëndrrën e shqiptarëve për “Shqipërinë si gjithë Europa”;
VIII. Duke vlerësuar se Qeveria aktuale dhe institucionet e drejtësisë nuk kanë ndërmarrë asnjë përpjekje konkrete për të trajtuar çështjen e vazhdueshme të blerjes së votës, përdorimit të parave të pista në zgjedhje, si dhe angazhimit në zgjedhje të individëve me të kaluar kriminale, që kanë cënuar rëndë besimin e publikut në integritetin e zgjedhjeve;
IX. Duke vlerësuar se Qeveria aktuale nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të luftuar shpërdorimin e burimeve shtetërore, keqpërdorimin dhe neglizhencën e Policisë së Shtetit dhe presionet e lidhura me vendin e punës mbi zgjedhësit;
D E K L A R O J M Ë:
- Krijimin e një Koalicioni të Bashkuar Opozitar dhe Qytetar për zgjedhjet e ardhshme në vend.
- Partitë nënshkruese të këtij Koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
- Rruga e vetme për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme është formimi i një Qeverie Tranzitore me mandat të posaçëm për:
- Kthimin e legjitimitetit politik të qeverisjes në vend nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
- Përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme parlamentare dhe vendore në Shqipëri.
- Realizimin e reformës zgjedhore dhe ndjekjen e zbatimit të saj, me fokus të veçantë shkëputjen e lidhjes mes politikës dhe krimit, luftën ndaj fenomenit masiv të blerjes së votave, intimidimit kriminal mbi zgjedhësit, si dhe eleminimin e pabarazisë mes partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje.
- Krijimin e klimës së besimit për zbatimin e reformës në drejtësi jashtë çdo ndërhyrjeje politike.
- Krijimin e kushteve të nevojshme për të përshpejtuar nisjen e negociatave të Shqipërisë për antarësimin në Bashkimin Europian dhe ndërmarrjen e çdo reforme të nevojshme për këtë qëllim.
- Në mbrojtje të demokracisë dhe të zgjedhjeve të lira e të ndershme, partitë nënshkruese të këtij Koalicioni angazhohen të mos lejojnë asnjë farsë elektorale, të organizuar nga qeveria ilegjitime e Edi Ramës.
- Pamundësimi i mbajtjes së zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga pakti i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe paratë e tyre të pista, të realizohet përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar në të gjithë vendin.
- Rikonfimojmë vullnetin tonë se Integrimi Europian i Shqipërisë është rruga e vetme për t’i dhënë fund tranzicionit të tejzgjatur. Shprehim vendosmërinë tonë të plotë për të ndërmarrë çdo hap, që bën realitet rrugëtimin e pandalshëm dhe të shpejtë të Shqipërisë në familjen europiane.
- Angazhohemi për të unifikuar dhe miratuar një Platformë të Përbashkët për çlirimin e ekonomisë nga oligarkia dhe krimi me mbështetje qeveritare. Ky trinom është përgjegjës për rritjen e papunësisë, largimin e investimeve të huaja, falimentimin e fermerëve dhe sipërmarrjes private. Kjo Platformë e Përbashkët ka për qëllim nxjerrjen e vendit nga kriza e rëndë ekonomike për të krijuar punësim, zhvillim, mirëqenie dhe mundësi të barabarta për të gjithë.
- Angazhohemi për luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave të pista, si pengesa kryesore për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit, sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.
- Mbështesim çdo qytetar, të drejtat dhe liritë themelore të të cilit dhunohen nga veprimet arbitrare të institucioneve shtetërore.
- Angazhohemi për një marrëdhënie politike dhe elektorale me çdo individ apo parti politike, bazuar në parimin e proporcionalitetit dhe integritetit të nënshkruesve.
Koalicioni i Bashkuar Opozitar dhe Qytetar ngarkon Partinë Demokratike të Shqipërisë, si partia më e madhe e Koalicionit, për realizimin e marrëveshjeve individuale për zgjedhjet me të gjitha palët nënshkruese.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38