Flash News

KRYESORE

Zyrtarizohet Kristian Panuçi në krye të Kombëtares Shqiptare: Objektivi, kualifikimi në Europianin e ardhshëm

Kristian Panuçi është trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare. 44 vjeçari italian është prezantuar sot nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili falenderoi të gjithë kandidatët për stolin kuq e zi.

Panuçi në fjalën e tij të parë si trajner i Shqipërisë ka falenderuar Dukën për mundësinë që i dha. Ai theksoi se Shqipëria ka një skuadër shumë të mirë, ndërsa e konsideroi përgjegjësi të madhe drejtimin e një ekipi kombëtar.

Panuçi u shpreh se katër ndeshjet e mbetura për kualifikimet e botërorit do të shërbejnë për të parë skuadrën dhe për t’u përgatitur për eleminatoret e kampionatit të ardhshëm europian, ku Shqipëria do të kërkojë sërish kualifikimin.

Të fundit