Flash News

KRYESORE

Zyrtarizohet kryebashkiaku i Vaut të Dejës, zv/ministri e prezanton me mbiemrin e ndryshuar

Socialisti Mark Babani u betua sot si kryetar i ri i bashkisë së Vaut të Dejës. Në ceremoninë e organizuar, ku u konstituua edhe këshilli bashkiak ishin të pranishëm edhe koordinatori i qarkut politik të Shkodrës Valdrin Pjetri dhe zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili e uroi Babanin për detyren e re.

Duke falenderuar të pranishmit, ai premtoi se do të rilindë këtë bashki. Dua të falenderoj familjen time, deputetët,të deleguarin e qarkut, strukturat e partisë socialiste dhe çdo qytetar të Vaut të Dejës për besimin e dhënë në zgjedhjet legjitime të 30 Qershorit. Detyra e Kryetarit të Bashkisë përveçse një privilegj i madh është një përgjegjësi akoma dhe më e madhe dhe unë zotohem para të gjithëve jush që në këtë detyrë do tja dalim! Dhe do tja dalim të gjithë bashke! Sot është dita ku nis një kapitull i ri për qytetin tonë. Kapitulli ndryshimit ku unë, Këshilli Bashkiak, të gjithë ne bashkë do rilindim shpresën dhe të ardhmen për Vaun e Dejës. Nga ky moment është koha që të përveshim mëngët dhe ti futemi punës që na është besuar”, deklaroi ai.

Në formularin e vetëdeklarimit, Babani ka pranuar se e ka ndryshuar mbiemrin nga Babaj në Babani, por se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar apo i procesuar penalisht.

Formulari i vetedeklarimit:

 

Të fundit