Flash News

KRYESORE

Zyrtarizohet shitja e NBG te ABI Bank, opozita denoncoi familjen e kryeministrit

Zyrtarizohet shitja e NBG te ABI Bank, opozita denoncoi familjen e kryeministrit

Banka Kombëtare e Greqisë (NBG) njoftoi se “ka hyrë në një marrëveshje përfundimtare për shitjen e gjithë aksioneve të saj (100%) në degën e saj Banka NBG Albania Sh.A. (“NBG Albania”) tek Banka Amerikane e Investimeve SA (“ABI”). Transaksioni po zbatohet në kontekstin e Planit të Ristrukturimit të NBG-së dhe në përputhje me angazhimet e tij ndaj Drejtorisë së Konkurrencës së Komisionit Evropian”.

‘NBG’ filloi të operonte në Shqipëri në vitin 1996 si dega e Tiranës. Në vitin 2012, ajo u bë një bankë plotësisht e licencuar dhe e pavarur dhe që atëherë vepron si një degë e 100% e NBG, ndërsa sot është shitur te ‘Abi Bank’.

Opozita shqiptare ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si të përfshirë në këtë shitje, duke favorizuar ‘ABI Bank, ku bashkëshortja e tij, Linda Rama, është pjesë e bordit drejtues. Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur “banka e familjes Rama” dhe e qeverisë së tij.

Të fundit