Flash News

KRYESORE

Zyrtarja e lartë e SHBA bashkon PS me deputetet e opozitës, foto nga lokali i njohur në Tiranë

Ditën e djeshme, ka mbërritur në Tiranë Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Elisabeth Millard.

Gjatë vizitës së saj, ajo ka parashikuar edhe një takim me gratë deputetë të klasave të ndryshme politike.

Në këtë takim, e Ngarkuara me Punë Leyla Moses-Ones u takua me Aleancën e Grave Deputete të Parlamentit, ku të pranishme ishin Eglantina Gjermeni e PS, Dhurata Çupi e PD, si dhe Silva Caka e LSI.

“Krye Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Elisabeth Millard dhe e Ngarkuara me Punë Leyla Moses-Ones u takuan me Aleancën e Grave Deputete të Parlamentit. Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi, deputetja e Partisë Socialiste Eglantina Gjermeni dhe deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Silva Caka diskutuan me Znj. Millard mbi rëndësinë e përpjekjeve për fuqizimin e grave dhe barazisë gjinore pavarësisht përkatësisë politike”, thuhet në njoftimin e ambasadaës së SHBA, ndërsa gratë zyrtare kanë pozuar edhe në një foto së bashku.

Të fundit