Flash News

KRYESORE

Zyrtarja e lartë e shtetit të fuqishëm shkel protokollin, takime në Prishtinë me atlete

Kryeministri Edi Rama nuk është i vetmi që shkel protokollin dhe prezantohet në takime zyrtare me atlete, pasi i njëjti veprim është kopjuar edhe nga Presidentja e Senatit të Italisë, Maria Elisabetta Alberti Casellati. 71 vjeçarja ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku në takimin me homologun Kadri Veseli është paraqitur me atlete dhe me një stil veshjeje larg atij zyrtar.

Ndërkohë, Veseli në anën tjetër ka respektuar kodin e veshjes në takimin me zyrtaren italiane.

Ishte Samiti i Ballkanit Perëndimor në Trieste të Italisë, momenti kur kryeministri Rama tërhoqi vëmendjen e mediave të huaja me vendimin për t’u shfaqur në takim me atlete.

Të fundit