Flash News

KRYESORE

Zyrtarja franceze: Vendim i qartë dhe thelbësor për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut

Zyrtarja franceze: Vendim i qartë dhe thelbësor për hapjen e

Sekretarja shtetërore franceze për Çështje Evropiane Ameli de Monshalan refuzoi të përgjigjet drejtpërdrejtë, kur u pyet mbi datën e fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Evropian.

Gjatë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që mbahet në Strasburg, shefja e delegacionit të Kuvendit të Republikës të Maqedonisë së Veriut, Betian Kitev, i’u drejtua dhe e pyeti  nëse vendi  mund të presë përkrahje nga Franca për fillim të negociatave me BE-në, shkruan gazeta Express.

Ndërkohë, zyrtarja franceze e përshëndeti  guximin e madh politik të Qeverisë për arritje të Marrëveshjes së Prespës, por nuk e saktësoi qëndrimin për vendimin e 15 tetorit.

“Për gjendjen në Maqedoninë e Veriut, besoj se është e domosdoshme, shumë qartë të përshëndetet etapa historike që ishte me Marrëveshjen e Prespës. Nuk jam e sigurt nëse ka shumë qeveri në botën tonë bashkëkohore të cilat janë aq të guximshme  në lidhje me çështjet e tilla të pajtimit rajonal, të ndërrojnë emrin e tyre. Besoj se me të vërtetë duhet të jemi shumë të fuqishëm dhe me të vërtetë ta përshëndesim  guximin politik që nevojitej për t’u arritur kjo marrëveshje. Unë nuk do t’i paragjykoj vendimet e 15 tetorit në Luksemburg. Megjithatë, korrikun e kaluar në mbledhje Këshilli për punë të përgjithshme, u obliguam që të kemi vendim të qartë dhe thelbësor në tetor. Prej atëherë kam pasur shumë këmbime me liderët e Maqedonisë së Veriut dhe mund t’u bind se punojmë  për të sjellë vendim  të qartë dhe thelbësor”, theksoi sekretarja shtetërore franceze për çështje evropiane” Ameli de Monshalan.

Të fundit