Flash News

KRYESORE

“Zyshat e kanë mendjen te thonjtë dhe minifundi”, Kuvendi fshin deklaratën e fortë të deputetes së PS në mbledhjen e grave

“Zyshat e kanë mendjen te thonjtë dhe minifundi”, Kuvendi

Dy deputetet e PS, Vasilika Hysi dhe Mimi Kodheli folën me nota kritike duke bërë përgjegjëse institucionet shtetërore teksa komentuan ngjarjen e rëndë të abuzimit seksual prej një viti nga roja i shkollës në Babrru të një vajzë 15-vjeçare.

Duke folur në një seancë dëgjimore online e "Aleancës së Grave Deputete" në 2 qershor, dy deputetet nuk i fshehën rezervat për autoritetet policore, por edhe institucionet arsimore.

Unë besoj se duhej të kishim përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, pasi, për shkak të militantizmit në punësime, ne vazhdojmë të punësojmë njerëz që nuk kalojnë në asnjë scrennig dhe janë persona që kanë kontakte të drejtpërdrejta me fëmijët apo me të pamundurit.

Ne i konsideronim mësuesit si prindërit tanë të dytë. Unë i takoj asaj gjenerate që mësuesja thoshte, ‘Pse ka munguar Mimi sot? Ka pasur temperaturë?

Ndërsa zyshat tona sot e kanë mendjen për të bërë të tjera punë.

Nuk të del koha të bësh ditarin si zyshë edhe të lyesh flokët, të blesh buzëkuqe apo minifunde, nuk ka mundësi.

Zyshat tona kanë qenë të pamartuara dhe nuk bënin fëmijë, sot nuk kuptohet fare se kush është e martuar dhe kush jo.

Lëre pastaj për rojet, që nuk kuptohet dhe nuk kuptohet. Tani do të marrim këtë situatë në dorë apo do bëjmë sikur flasim sa bukur, sa bukur”, u shpreh Mimi Kodheli.

Ndërsa pas saj, deputetja Hysi tha se “Ne kemi dështuar në mbrojtjen e fëmijëve, ju mund të thoni se jemi shumë mirë por mua më vjen turp, jemi të dështuar. Po të bëjmë sot një fushatë në të gjithë shkollat dhe të kërkojmë nga fëmijët se kush i ka ngacmuar besoj se shifrat do të jenë shumë të larta dhe ne të tëra nuk do të kemi fytyrë jo vetëm të bëjmë kështu mbledhje,  por të dalim në rrugë. Si mundet policia komunitare që shikon parrullat dhe nuk njofton nuk reagon. Në kuadër të kësaj ne si deputete duhet të bëjmë një nismë konkrete, përndryshe le të lëmë mandatet dhe të vijojmë karrierat tona ku ne mund të bëjmë më shumë”, është shprehur Hysi.

Pas deklaratave të forta, Kuvendi i Shqipërisë e ka fshirë seancën e plotë, duke e rihedhur përsëri në 3 qershor, por me pjesë të censuruara, konkretisht duke prerë fjalën e Kodhelit, siç shihet edhe në videon e mëposhtme.

Të fundit