Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
55 gjëra që duhet të dini për Joe Biden: shkon në Senat me tren dhe ka humbur dy fëmijë
Jeta e Joe Bidenit në politikë është shënuar, që nga fillimi, nga luhatje sizmiografike nga suksesi në dështim. Fitoret u pasuan nga një tragjedi personale e paimagjinueshme. Plagët e vetë-shkaktuara gjymtuan fushatat e saponisura. Megjithatë ai u ka mbijetuar 36 vjetëve në Senat, 8 vjetëve në administratën e Obamës - duke u bërë në rrugë e sipër 'krahu i djathtë' absolut politik dhe ngushëlluesi jozyrtar i vendit. Garat e tij e tretë për Shtëpinë e Bardhë po shpërfaqej sipas skenarit të vjetër- pretendenti kryesor po shkonte drejt harresës. Pastaj erdhi Super e Marta.
Çfarë duhet të dini për njeriun që arriti një prej rikthimeve politike më të pamundshme ndonjëherë? (Lexoni përmbledhjen e POLITICO të fakteve kryesore rreth Bernie Sanders). Mbledhur nga librat, mbulimi i gjerë mediatik dhe arkivat e Revistës POLITICO, kjo është një abetare e shpejtë mbi jetën e Joseph Robinette Biden Jr., më i madhi i katër fëmijëve të Joseph Sr dhe Catherine Eugenia "Jean" Finnegan, i cili është më afër se kurrë arritjes së ambicjes së tij të përjetshme.
1.
Ai e kaloi fëmijërinë në Scranton, Pensilvani, ku babai i tij u përpoq të gjente një punë të qëndrueshme pas një serie dështimesh në biznes.
2.
Kur "Joey" ishte 10 vjeç, familja Biden u transferua në Wilmington, Delaware, pasi i ati filloi punë si shitës makinash. Familja jetonte në një shtëpi me 3 dhoma gjumi, dhe një banjo e gjysmë. Tre djemtë e Bidenit ndanë një dhomë gjumi me dajën e tyre, Edward Blewitt Finnegan, të cilin e quanin me dashuri "Boo-Boo", pseudonim i dhënë për shkak se ai belbëzonte. Të katërt flinin në shtretër marinari dopio.
3.
Fëmijë, Biden kishte një belbëzim të fortë. Shokët e klasës e përqeshnin duke e thërritur "Dash", duke e krahasuar ngacjen e tij me kodin Morse, dhe "Bye-Bye", për shkak të përpjekjes së tij për të thënë mbiemrin (Baj-dën). Ai u përpoq ta shmangte belbëzimin duke u ushtruar me përsëritje bisedash vetmevete, duke praktikuar të folurën ndërsa mbante guralecë në gojë, apo duke mësuar përmendësh paragrafë, në vend që t'i lexonte me zë të lartë nga librat shkollorë në klasë.
4.
Gjatë viteve në Archmere Academy, një shkollë katolike parapërgatitore, ai u zgjodh president i klasës, por u trondit kur administratorët e shkollës e bllokuan atë të kandidonte për president të trupës studentore, sepse kishte marrë shumë 'thyerje të notës në sjellje'.
5.
Ai mbajti pozicionin e wide receiver dhe half back në ekipin e pamposhtur të futbollit të Archmere në 1960, duke kapur 19 pasime për touchdown .
6.
Ndërsa ishte student në Universitetin e Delaware, ai mori një dënim për një rreng: spërkati drejtorin e fjetoreve me një bombol zjarrfikëse.
7.
U takua me gruan e tij të ardhshme, Neilia Hunter, në pushimet e pranverës në Bahamas gjatë vitit të parë të kolegjit.
8.
Në takimin e dytë të çiftit, Xho nuk kishte mjaftueshëm para për të paguar faturën në restorant. Neilia i dha një 20 dollarësh nën tryezë.
9.
Kur takoi për herë të parë nënën e Neilias, ajo e pyeti se me çfarë dëshironte të merrej në jetë. Biden e informoi se synonte të bëhej president i Shteteve të Bashkuara.
10.
Ai dhe Neilia u martuan në vitin 1966. Djali i tyre Beau lindi në 1969, i ndjekur nga Hunter një vit dhe një ditë më vonë. "Nuk jam nga ata burra që e duan gruan këmbëzbathur dhe shtatzanë ", tha Biden në një intervistë të vitit 1970. "Por jam i gjithi në favor të mbajtjes shtatzanë deri sa të kem një vajzë të vogël. E vetmja gjë e mirë në botë janë fëmijët. " Vajza e tyre, Naomi, lindi një vit më pas.
11.
Në vitin 1967, ndërsa ishte student në shkollën e drejtësisë në Universitetin e Syracuse, ai bleu një qenush për Neilian dhe e quajti "Senator".
12.
Ai u thirr në ushtri pasi mbaroi Juridikun, por dështoi në testet fizike sepse ishte asmatik. "Nuk jam tifoz i parzmoreve dhe bluzave laramane", tha Biden kur u pyet më vonë pse nuk iu bashkua protestave kundër Luftës në Vietnam. “Njerëz të tjerë marshuan. Unë kandidova, u zgjodha në Senatin e Shteteve të Bashkuara 29 vjeç, erdha këtu dhe dhashë një nga ato vota që ndihmuan për të ndaluar luftën. "
13.
Si avokat i shtetit në Delaware, ai mbrojti një peshkatar 25-vjeçar, i cili vodhi një lopë, fituese e çmimit Holstein.
14.
Ai pretendoi se mori telefonata raciste për mbështetjen që i dha kauzës së strehimit me fonde publike gjatë fushatës së 1970 për Këshillin e Qarkut të New Castle. "Herën e parë që ra telefoni dhe dikush tha:"Hej, ti, n... lover, a do donit që ata (zezakët) të jetojnë pranë jush? "U trondita dhe i thashë "Nëse ju jeni alternativa, mendoj se përgjigjja është po."
15.
Në 1972, 29 vjeç, mundi Senatorin Republikan në detyrë Cale Boggs, duke u bërë personi i pestë më i ri i zgjedhur ndonjëherë në Senatin e SHBA.
16.
Nëse fiton në nëntor, Biden, tani 77 vjeç, do të ishte presidenti më i vjetër.
17.
Babai i Biden vdiq 86 vjeç. Nëna e tij vdiq në moshën 92 vjeç.
18.
Vetëm disa javë pasi Biden fitoi një vend në Senat, një zetor me rimorkio ngarkuar me kallinj misri goditi makiën me portobagazh të familjes, kur gruaja e tij dhe tre fëmijët po ktheheshin në shtëpi pasi kishin blerë pemën e Krishtlindjes. Neilia dhe vajza e tyre 13-muajshe, Naomi, vdiqën para se të arrinin në spital. Dy djemtë e vegjël, Beau dhe Hunter, u shtruan në spital me lëndime të rënda.
19.
Ai u betua si Senator në dhomën e spitalit të djalit të tij Beau.
20.
Pas aksidentit, ai mbeti në shtëpinë e tij në Wilmington, Delaware. Ai merrte trenin Amtrak në një udhëtim 75 minutësh drejt dhe nga Uashingtoni çdo ditë, për më shumë se 30 vjet. I konsideronte si familje ekuipazhet e Amtrakut dhe madje ka organizuar barbekju për makinistët dhe fatorinot në shtëpinë e tij.
21.
Në 1974, i tha një reporteri se "kur bëhet fjalë për çështje të tilla si aborti ... Unë jam gati aq liberal sa dhe gjyshja juaj. Nuk më pëlqen vendimi [Roe v. Wade] për abortin. Unë mendoj se shkoi shumë larg. Unë nuk mendoj se një grua ka të drejtë të thotë se çfarë duhet të ndodhë me trupin e saj". Në 1981, ai votoi për një ndryshim kushtetues që do t'i lejonte shtetet të rrëzonin Roe kundër Wade. Që nga ajo kohë e ka ndryshuar pozicionin.
22.
Në vitet 1970, Biden e kundërshtoi një vendim gjykate për autobusët (dyracorë) të shkollave si një metodë për të desegregimin e shkollave publike. Ai ka thënë se ka favorizuar metoda të tjera të segregacionit, si psh në strehim, dhe se mbështeste transportin publik vullnetar.
23.
Biden u martua përsëri në 1977, me Jill Tracy Jacobs, një mësuese anglishteje që u takua me Biden në një 'blind date' stisur nga i vëllai i tij.
24.
Si demokrati kryesor në Komitetin e Drejtësisë të Senatit në 1984, ai drejtoi përpjekjet për të bllokuar asokohe Prokurorin e Përgjithshëm të shtetit të Alabamas- Jeff Sessions të merrte një post federal me pretendimet për prirje raciste. Session i mohoi akuzat.
25.
E quan veten "makinë gafash" dhe ka deklaruar rrejshëm se është qëlluar në Irak (më vonë sqaroi se "ishte afër vendit ku u qëllua"), se ai kishte takuar të mbijetuarit e shkollës Parkland 2018 në Florida, ndërsa ishte zv. President (të shtënat ndodhën pasi ai u largua nga detyra) dhe se ishte arrestuar ndërsa përpiqej të vizitonte Nelson Mandelën në Afrikën e Jugut të epokës së aparteidit më vonë tha se thjesht ishte ndaluar).
26.
Zotëron një Corvette Stingray të vitit 1967 që babai i tij (i cili merrej me shitje automjetesh) ia dha si dhuratë martese.
27.
Në fjalimet përgjatë viteve 1980, ai vazhdimisht pretendonte se kishte "marshuar në lëvizjen e të drejtave civile" dhe përmendi "Bull Connor dhe qentë e tij" si "galvanizues" të zgjimit të tij politik. Nuk ka asnjë provë që Biden të ketë qenë në marshimet për të drejtat civile gjatë asaj epoke, megjithëse ai mori pjesë në një takim jashtë kinemasë së segreguar Rialto në Wilmington në vitet 1960.
28.
Në 1987, kandidoi për President për herë të parë. Ai e la garën pasi u zbulua se përfshiu në një fjalim të tij pjesë të një fjalimi të liderit të Partisë Laburiste Britanike, Neil Kinnock - duke referuar rrejshëm se paraardhësit e tij punonin në minierat e qymyrit.
29.
Në të njëjtin vit, si kryetar i Komitetit të Drejtësisë, ai i priu kundërshtimin ndaj nominimit në Gjykatën Supreme të Robert Bork, një legalist konservator dhe gjykatës federal. Strategjia e Biden-it, pjesërisht, ishte t’i jepte Borkut kohë të bollshme për të shprehur pikëpamjet e tij, duke shtruar pyetje në gjuhë të qartë dhe relatuese, dhe duke i dhënë shkas Bork për të transmetuar pikëpamjet e tij politikisht të diskutueshme (për shembull, Griswold v. Connecticut) në një gjuhë plot me terma ligjorë. Emërimi i Bork dështoi në Senat, 42-58, dhe disa historianë e përmendin atë si fillimin e një epoke të re të luftërave politike mbi gjyqësorin.
30.
Në shkurt 1988, pasi u ankua për dhimbje koke për disa javë, Biden iu nënshtrua një operacioni për një aneurizëm të trurit. Tre muaj më vonë, ai bëri operacion për një aneurizëm të dytë të trurit.
31.
Si kryetar i Komitetit të Drejtësisë, Biden kryesoi në konfirmimin në Gjykatën Supreme të Clarence Thomas, në të cilën Anita Hill dëshmoi se Thomas e kishte ngacmuar seksualisht. Ishte vendimi i Biden që të mos thërriste si dëshmitarë disa gra që kishin siguruar deponime që vërtetonin dëshminë e Hill. Thomas u konfirmua nga Senati me një votim 52-48.
32.
Në vitin 2019, ndërsa përgatitej të kandidonte për President, Biden shprehu keqardhje private për Anita Hill për atë që ajo kishte duruar në vitin 1991. Hill tha që nuk e konsideronte atë një ndjesë. "Deri më sot, pendohem që nuk mund t'i jepja asaj kohën që meritonte," tha ai. "Uroj që të mund të kisha bërë diçka."
33.
Në 1991, Biden, së bashku me një shumicë të Demokratëve të Senatit, votuan kundër përdorimit të forcës për të përzënë Irakun nga Kuvajti.
34.
Ndërsa ishte në një turne në Ballkan në 1993, Biden u takua me liderin serb Slobodan Milosevic. Biden thotë se e quajti Millosheviçin një "kriminel të mallkuar lufte" në fytyrë, megjithëse të tjerë të pranishëm në takim kujtojnë se ai ishte shprehur më diplomatikisht.
35.
Shkroi Aktin e Kontrollit të Krimit të Dhunshëm dhe Zbatimit të Ligjit në vitin 1994, i cili forcoi dënimet në burgjet federale dhe që kritikuar nga ligjvënësit sot për burgosjen disproporcionale të amerikanëve me ngjyrë.
36.
Bashkë-sponsorizoi Aktin e Dhunës ndaj Grave në 1994 me Senatorin Republikan Orrin Hatch nga Utah. Ligji, i cili u përfshi në një paketë më të madhe ligjore, siguroi 1.6 miliardë dollarë për të hetuar dhe dënuar krimet e dhunshme ndaj grave, vendosi kompensimin automatik dhe të detyrueshëm për të dënuarit, dhe lejoi viktimat të padisin sulmuesit e tyre në gjykatën civile edhe nëse prokurorët nuk vepronin penalisht.
37.
Votoi për Luftën në Irak në 2002 dhe ishte i pranishëm në Shtëpinë e Bardhë kur Presidenti i atëhershëm George W. Bush nënshkroi rezolutën që autorizonte përdorimin e forcës kundër Irakut. Që atëherë Biden e ka quajtur votimin si "gabim".
38.
Ai ishte i njohur në Capitol Hill për fjalimet e tij të gjata, të ngatërruara dhe për frazat e papërshtatshme. Ndërsa dëgjoi një nga fjalimet e tij të gjata në Senat, senatori i atëhershëm Barack Obama thuhet se i shkruajti një ndihmësi shënimin: "Më vrit. Mua. Tani. "
39.
Një mik i ngushtë i John McCain, që nga koha e McCain si emisar i Marinës me Senatin e ShBA-së. Biden dhe gruaja e tij Jill ishin me McCain në një pritje të Marinës në Hawaii në 1979, ku ai pa për herë të parë gruan e tij të ardhshme, Cindy. Ata e nxitën atë të afrohej dhe t'i fliste.
40.
McCain kërkoi që Biden të mbante një eulogji në funeralin e tij në vitin 2018.
41.
Biden nuk pi duhan dhe as alkool, dhe u referohet këtyre sjelljeve si "patericë". Në vend të kësaj, Biden tha në një intervistë të vitit 1970, "Unë përdor futbollin si patericë, apo motorin dhe skitë ... por ato janë paterica mbi të cilat unë e kam një kontroll."
42.
Në vitin 2008, Biden kandidoi për President për herë të dytë, por dështoi pasi u rendit i pesti në Iowa. Shtatë muaj më vonë, Barack Obama e zgjodhi atë si kandidat për zv. President.
43.
Në "samitin famëkeq të birrës" në 2009 në Shtëpinë e Bardhë, ku ishin edhe profesori i Harvardit Henry Louis Gates Jr. dhe togeri i policisë së Kembrixhit (Mass.) James Crowley, Biden po pinte një Buckler, markë jo-alkoolike e Heineken.
44.
Ai e zemëroi Presidentin e atëhershëm Obama kur deklaroi publikisht mbështetjen e tij për martesat homoseksuale, pasi fushata për rizgjedhje e Obamës ishte në pik në vitin 2012.
45.
Në fillim të vitit 2014, pasi Rusia aneksoi Krimesë, e cila ishte pjesë e Ukrainës, Zv/Presidenti Biden u bë "emisari i rangut më të lartë" të administratës së Obamës pranë vendeve të Europës Lindore, të tilla si Ukraina, që ishin të alarmuara për agresionin rus.
46.
Në maj të vitit 2014, djali i vogël i Bidenit, Hunter, u bë pjesë e bordit të Burisma, një kompani ukrainase energjetike, pronari i së cilës po hetohej për korrupsion. Hunter Biden paguhej me rreth 50,000 dollarë në muaj gjatë mandatit të tij afërsisht pesë-vjeçar. Në Dhjetor 2015, Zv/Presidenti Biden ishte në mesin e shumë liderëve perëndimorë që kërkuan largimin e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës, Viktor Shokin, për akuzat se ai nuk po çrrënjoste korrupsionin në vend. "Djali im nuk bëri asgjë të keqe," tha Biden në tetor 2019. "Unë nuk bëra asgjë të keqe."
47.
Djali i madh i Bidenit, Beau, vdiq nga kanceri në tru në 2015.
48.
Në vitin 2014, Joe Biden u rendit si një nga zyrtarët më të pasur të qeverisë së Amerikës, i 577-ti nga 581 vetë në listë.
49.
Ai konsideroi kandidimin për President në vitin 2016, por Obama e bindi të mos kandidonte, duke besuar se Hillary Clinton kishte një shans më të mirë për të mposhtur kandidatin Republikan.
50.
Biden dhe gruaja e tij, Jill, fituan më shumë se 15 milion dollarë së bashku në vitet 2017 dhe 2018.
51.
Filmi i tij i preferuar është Chariots of Fire.
52.
Ai ka një tundim të njohur për akullore.
53.
Dikur ai sfidoi një reporter në një ndeshje mundjeje.
54.
Eshtë i apasionuar pas makinave dhe merr njoftime nga revista Car and Driver në iPhone-in e tij.
55.
Deri në primaren e së shtunës në Karolinën e Jugut, Biden kishte fituar zero nominime për president në tre fushata dhe 32 vjet. Katër ditë më vonë, totali i nominimeve të tij arriti në 11.
*Përkthimi: Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43