Flash News

KRYESORE

600 kg kokainë në Durrës, Gjermania nuk e ekstradon në Shqipëri Arbër Çekajn

600 kg kokainë në Durrës, Gjermania nuk e ekstradon në

Gjermania ka vendosur të mos e ekstradojë në Shqipëri pronarin e ‘Arbi Garden’, shtetasin Arbër Çekaj, në kontenierët e të cilit u gjetën 600 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia. Është ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj që ka konfirmuar se Çekaj nuk do të ekstradohet në Shqipëri.

Gjatë një konference të përbashkët me Zv/presidentin e Zyrës së Policisë Kriminale në Gjermani, Peter Henzler, Xhafaj deklaroi se vendimi për Çekajn “nuk është më çështje ekstradimi, por çështje e hetimit të përbashkët”.

Drejtues të lartë të Ministrisë së Brendshme kanë deklaruar më herët se procedurat e ekstradimit do të fillonin menjëherë pas arrestimit të biznesmenit, kërkesë që është bërë edhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Edhe pse bëhet fjalë për një sasi rekord kokaine të kapur në vendin tonë, ende nuk është realizuar nga policia dhe prokuroria shqiptare ndonjë aksion për goditjen e grupit që është përgjegjës për trafikun e drogës.

Akuzat për Ardi Veliun, Xhafaj refuzon të përgjigjet: Opozita i ka dalë në krah krimit, po bashkëpunon me ‘llumin’ e vendit

Të fundit