Flash News

KRYESORE

74 milionë dollarë më shumë për arsimin, Basha tregon se ku do i gjejë paratë për financimin

74 milionë dollarë më shumë për arsimin, Basha tregon

Partia Demokratike ka propozuar sot dyfishim të buxhetit për arsimin, ose thënë ndryshe, 74 milionë dollarë më shumë që do të shkojnë për këtë sektor. Kryetari Lulzim Basha theksoi se në buxhetin e vitit të ardhshëm, kryeministri Edi Rama ka planifikuar të ndajë 105 milionë dollarë për katër oligarkë, ndërkohë që këto para mund të shkonin për universitetet dhe studentët.

“Edi Rama ka ndarë 18 milionë dollarë për rikonstruksione, pajisje zyrash, orendi, për blerje makinash. Ka rritur me 21 milionë dollarë shpenzimet operative, të udhëtimit, të biletave, të hoteleve jashtë shtetit. Ka ndarë 12 milionë dollarë te skandali i ‘Unazës së Re’. Ka ndarë 21 milionë dollarë për Klodian Zoton dhe Klodianin tjetër, dy ‘prestanomet’ e Arben Ahmetajt, në aferat e tre inceneratorëve. Ka ndarë 33 milionë dollarë për Vilma Nushin, Ilir Rrapajn dhe Jani Karathanon për tre PPP-të korruptive në shëndetësi. Po t’i mbledhim të gjitha këto bashkë janë 105 milionë dollarë që Edi Rama nuk i çon për studentët, por për shtatë apo tetë projekte korruptive të kontrolluar nga tre apo katër njerëz të lidhur drejtpërdrejt me të dhe ministrat e tij të korruptuar, siç është Arben Ahmetaj”, deklaroi Basha.

Sipas kreut të opozitës, shteti i ka paratë për të ulur tarifat e studentëve, për të bërë rankimin e universiteteve, për të rikonstruktuar auditoret dhe konviktet, por është kryeministri Rama që nuk po i përdor për këtë qëllim.

Kriza e universiteteve, Basha bën publike propozimet e PD: 74 mln dollarë më shumë për arsimin

Basha kritikon paktin e Ramës për universitetin: Është mashtrim i plotë; qeveria nuk ka përmbushur asnjë prej kërkesave të studentëve

Të fundit