Flash News

KRYESORE

8 pika bazë dhe dhjetëra të tjera shtohen gjatë protestës; studentët konfirmojnë se lëvizja e tyre nuk ka kthim mbrapa

Disa media kombëtare dhe qeveria e drejtuar nga Edi Rama po përpiqen prej ditësh të krijojnë te opinioni publik bindjen se lëvizja e studentëve është shuar, ndërkohë që godinat e fakulteteve janë zaptuar nga një grup i vogël të rinjsh me lidhje partiake.

Por vendimet e marra së fundmi në disa prej fakulteteve kryesore në Tiranë dhe në universitetet në rrethe, tregojnë se studentët mbështesin në shumicë bojkotin e mësimit deri në realizimin e kërkesave, ndonëse nuk i janë bashkuar ngujimit ashtu si bashkëmoshatarët e tjerë.

(Bojkoti i mësimit/ Si është marrë vendimi në mënyrë demokratike te Fakulteti i Ekonomisë)

Përveç tetë pikave bazë që u paraqitën gjatë protestave masive të dhjetorit, të cilat i drejtohen kryesisht qeverisë, në protestat që po zhvillohen aktualisht brenda godinave universitare, studentët e disa fakulteteve kanë dalë me kërkesa shtesë, drejtuar dekanëve dhe rektorit.

Këto kërkesa të reja lidhen me nevoja specifike që ka secili fakultet dhe ndryshojnë në varësi të programeve të studimit.

Përpjekja e kryeministrit Rama për ta paraqitur protestën të mbyllur, jo vetëm nuk po i kthen studentët në auditore, por po tensionon edhe më tej raportet mes palëve.

Ndërkohë, pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Tiranë kanë shpallur ditë greve të hënën e 21 janarit, me kërkesë kryesore shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë.

8 kërkesat bazë të studentëve

Kërkesat e reja të studentëve (sipas faqeve që mbështesin protestën) në fakultetet e Tiranës dhe universitetet e rretheve 

Të fundit