Flash News

KRYESORE

8 prokurorët betohen te presidenti, SPAK nis zyrtarisht punën për hetimin e dosjeve të ‘nxehta’

8 prokurorët betohen te presidenti, SPAK nis zyrtarisht punën për

Në Institucionin e Kryetarit të Shtetit u zhvillua sot ceremonia solemne e betimit para Presidentit të Republikës, Ilir Meta, të tetë anëtarëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Anëtarët e SPAK janë Elida Kaçkini, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Behar Dibra, Arben Kraja, Klodian Braho,  Ened Nakuçi dhe Altin Dumani.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimeve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, prokurorët u betuan para Presidentit Meta: “Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!”

Në ceremoni e betimit ishin të pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Avokati i Popullit Erinda Ballanca, Anëtarja e Gjykatës Kushtetues Vitore Tusha, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të OPDAT-it, misionit EURALIUS V dhe anëtarët e KLP-së.

Prokurorët e SPAK kanë një mandat 9-vjeçar dhe nuk kanë të drejtë kandidimi.

Me betimin te presidenti, SPAK nis punën zyrtarisht për hetimin e dosjeve të ‘nxehta’ për korrupsionin e lartë dhe krimin e organizuar.

Ngritja e SPAK solli “shkrirjen” e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe për pasojë, KLP bëri shpërndarjen e prokurorëve të mbetur në organin e akuzës në Tiranë dhe në rrethe.

SPAK nis zyrtarisht punën, reagojnë SHBA e BE në Tiranë: Nga sot, para drejtësinë zyrtarët e bosët që dikur ishin të paprekshëm

Të fundit