Flash News

KRYESORE

90 ton kanabis në vit drejt Italisë, Monika Kryemadhi denoncon Ramën: LSI ka një plan, për 3 muaj pastrojmë Shqipërinë

90 ton kanabis në vit drejt Italisë, Monika Kryemadhi denoncon

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë në konferencë për mediat pas publikimit të raportit nga Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali, ku rezultonte se autoritetet e vendit fqinj kanë kapur 90 ton kanabis që vinte nga Shqipëria vetëm përgjatë vitit 2017-të.

Kryemadhi akuzoi kryeministrin Edi Rama si përgjegjës të kësaj situate dhe shpalosi planin që ka partia e saj për të pastruar Shqipërinë nga kanabisi. Drejtuesja e LSI premtoi se mund të pastrojë vendin brenda tre muajve nga kanabisi, si dhe nga pronat e mafies.

“LSI ka një plan. LSI premton që në tre muaj të pastrojë Shqipërinë nga droga dhe të rikthehet në normalitet ekonomik. Të pastrojë Shqipërinë edhe nga pronat e mafies”, u shpreh Kryemadhi.

Raporti i antidrogës italiane, Spaho: Shqipëria, ‘delja e zezë’ e Evropës falë kumbarit Rama

“Kanabisi është histori e mbyllur”, si e demaskon raporti italian kryeministrin Rama

Raporti ‘Shqipëria rriti eksportin e drogës me 50 ton në vit’, ish-drejtori i policisë e paralajmëroi një muaj më parë

Të fundit