Flash News

KRYESORE

Akademiku parashikon ç’do ndodhë pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit: 13 tetori do shkrijë, Voltana Ademi fiton bindshëm

Akademiku parashikon ç’do ndodhë pas dorëheqjes së

Akademiku dhe profesori Artan Fuga, në një status në rrjetet sociale parashikon se çfarë do të ndodhë pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit nga mandati për kryetar bashkie në Shkodër.

Sipas Fugës, KQZ kërkon një datë të re zgjedhjesh, ndërsa kryeministri Rama do ta pranojë si rast të veçantë dekretin e presidentit Meta për 13 tetorin, ndërsa Voltana Ademi si kandidate e PD do të fitojë bindshëm Shkodrën.

Statusi i Fugës:

Politike si nje loje yci.

M'a ka sugjeruar papagalli im, sikurse ju thashe dje, kandidati per t'u bere kryetar bashkie ne Shkoder do te jepte doreheqjen.

Gjithcka i ngjan nje loje yci me detyrim e percaktim. Askush nuk leviz dot.

Komisioni i zgjedhjeve do te kerkoje nje date zgjedhjesh.

Presidenti Meta do t'u thote j'a ku e keni 13 tetorin.

Kryeministri Rama do ta pranoje si rast i vecante i Shkodres.

Kryetari i pd Basha do te fusi kandidatin e pd ne loje, por do te veje kusht edhe zgjedhjet e keshilltareve.

Zonja Ademi do te jete kandidate.

Me pas do te behen zgjedhjet dhe Voltana do te fitoje bindshem.

Pastaj, mocioni kunder Presidentit per ta denuar se ka dekretuar 13 tetorin do te shkrije ne uje.

Pastaj..., papagalli me thote: mos i trego te gjitha cfare te kam thene qysh sonte....

Do te bejne sikur nuk duan, nderkohe loja eshte me detyrim e percaktim.

Të fundit