Flash News

KRYESORE

Akuzat për 3.5 milionë eurot, gazetarja Lala: ‘Krimet e Rënda’ të marrin në pyetje Bashën dhe Ballën

Akuzat për 3.5 milionë eurot, gazetarja Lala: ‘Krimet e

Gazetarja Klodiana Lala deklaron se pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda të marrë në shqyrtim dosjen e sekuestrimit të 3.5 milionë eurove në një ‘Toyota Yaris’ në Portin e Durrësit, duhet të marrë në pyetje kryeopozitarin Lulzim Basha dhe kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

Lala tha në emisionin ‘Opinion’ se Basha dhe Balla duhet të pyeten edhe për akuzat që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin.

“Besoj se kjo çështje do të kalojë shumë shpejt te ‘Krimet e Rënda’ dhe për t’i hequr merakun të gjithë opinionit publik, do duhej që ‘Krimet e Rënda’, gjëja e parë që duhet të bëjnë, duhet të marrin në pyetje zotin Basha dhe më pas Taulant Ballën, sepse janë dy njerëz që duhet të japin shpjegime për të gjitha akuzat karshi njëri-tjetrit”, tha Lala.

Ishte kreu i PD-së që denoncoi të enjten kapjen e milionave euro brenda këtij automjeti, ndërsa ngjarja u bë publike të dielën. Basha akuzoi në seancën plenare socialistin Balla, akuza që kanë vijuar përgjatë dy ditëve të fundit, ndërkohë që kreu i grupit të PS akuzon demokratin  për dekonspirim të aksionit të policisë.

Milionat në ‘Toyota Yaris’, Klodiana Lala: Mund t’i përkasin një kompanie bastesh; ja pse nuk kishte prerje 500 euroshe

Të fundit