Flash News

KRYESORE

Akuzat për lobimin rus, PD i kujton Ramës foton me Obamën: Të dalë e vërteta e financimit të 80 mijë dollarëve

Akuzat për lobimin rus, PD i kujton Ramës foton me Obamën:

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj kërkoi që kryeministri Rama të merret si i pandehur lidhur me financimin e fotos me Barack Obamën, pwr tw cilwn PD thotw se u shpenzuan 80 mijw dollarw.

Me këtë kërkesë, Alibeaj arsyetoi se Rama dështoime akuzat që i bën opozitës lidhur me lobimin rus, pasi sipas tij financimi për foton me Obamën vjen nga një burim i paligjshëm.

Sakaq, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla publikoi dje një shkrim nga gazeta gjermane ‘Bild’ , ku duke e cituar shkruante se Basha tentoi të pengonte hapjen e bisedimeve për anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë.

“ Të gjithë këta, shqiptarët, media dhe prokuroria politike e dinë për fakt të vërtetë, të provuar nga drejtësia amerikane, se fotoja e Edi Ramës me Barack Obamën është kryer përmes një kontributi të paligjshëm prej 80 mijë dollarësh. 

Të gjithë e dinë së për atë foto, Edi Rama u paraqit si gruaja e shtetasti amerikan Bilal Shehu, i cili sot është i dënuar nga drejtësia amerikane, bashkë me shtetasin tjetër amerikan William Argeros, për përdorimin e fondeve të huaja në zgjedhjet amerikane.

Sot, ironia për ta paraqitur Edi Ramën si “gruaja e Bilalit”, nuk mjafton.

Ne jemi këtu për të theksuar se pas dënimit të dy bashkëpunëtorëve të tij, Bilali dhe Argeros, i takon Edi Ramës të merret si i pandehur, sepse shuma prej 80 mijë dollarësh, vjen nga një burim i paligjshëm dhe nuk është deklaruar as nga Edi Rama, as nga Partia Socialiste e Shqipërisë”, tha ndër të tjera Alibeaj.

‘Bild’ fshiu shkrimin për Bashën, Balla flet për qëndrimin e PS: Pyesni gazetën, fakti është në një faqe zyrtare

Të fundit