Flash News

KRYESORE

‘Bild’ fshiu shkrimin për Bashën, Balla flet për qëndrimin e PS: Pyesni gazetën, fakti është në një faqe zyrtare

‘Bild’ fshiu shkrimin për Bashën, Balla flet për

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pasi shkrimi që shpërndau në rrjetet sociale nga gjermania ‘Bild’ për kreun e PD, Lulzim Basha është fshirë vetëm disa orë pas publikimit.

I pyetur nga gazetarët, Balla tha se PS nuk ka një qëndrim për këtë, por veç Bild për çështjen e financimit kanë shkruar edhe media të tjera të njohura, por mbi të gjitha sipas tij faktet mbeten një faqe zyrtare, siç është Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

“PS nuk ka asnjë qëndrim, se sa e kanë lexuar shkrimin, kush e ka kuptuar etj. Janë pa fund media botërore që kanë shkruar për këtë çështje, NYT, Mother Jones, The Times... për një çështje edhe tani që flasim nëse hyni në Departamentin Amerikan të Drejtësisë janë kontratat aty.

Ne e dimë që para pak ditësh u publikua një vendim gjykate dhe The Times foli për pandëshkueshmërinë e Bashës për një çështje të qartë si drita e diellit.

Kontratat mbajnë firmën e Bashës dhe shumat që thotë se ka marrë lobuesi nga PD.

Për këto mos më pyesni mua. Këtë çështje sqarojeni me gazetën. Do ripostoj në fb tim çdo shkrim që vë gishtin në një plagë. Është në nderin e PD, jo Bashës që ajo të shpjegojë arsyen pse emri i saj gjendet në regjistrat e Departamentit  Amerikan të Drejtësisë, fakti është në një faqe zyrtare”, tha Balla.

Një ditë pas publikimit, Bild fshin artikullin “për lidhjet e Bashës me rusët”

Të fundit