Flash News

KRYESORE

Një ditë pas publikimit, Bild fshin artikullin “për lidhjet e Bashës me rusët”

Një ditë pas publikimit, Bild fshin artikullin “për lidhjet

Një ditë pas publikimit të një artikulli me titull “A qëndron Rusia pas fushatës kundër anëtarësimit në BE”, gazeta e njohur gjermane “Bild” e ka fshirë shkrimin nga faqja online.

Shkrimi u nda fillimisht nga kreu i grupit parlamentar të PS,  Taulant Balla në rrjetet sociale i cili shkruante: “Partia Demokratike e Shqipërisë është sot nën një akuzë tepër të rëndë të provuar botërisht.

Gazeta gjermane i ka dedikuar një artikull të posaçëm 675 mijë dollarëve të lobingut Rus për Partinë Demokratike me qëllim pengimin e çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE, nje dite pasi prestigjiozja britanike “The Times” kishte publikuar nje artikull po per financimin e fshehte ne llogari te Bashes.

Gazeta gjermane ka bërë një analizë të gjatë ku thuhet ndër të tjera se gjithë këto para të paguara nga rusët për Nick Muzin për llogari të PD kanë patur si qëllim pengimin e Shqipërisë drejt BE-së.

Më poshtë artikulli i plotë të BILD i cili tregon edhe njëherë se si përmes një financimi rus, Lulzim Basha tentoi t’i vinte flakën Shqipërisë dhe të dëmtonte më çdo mjet imazhin e Shqipërisë dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë”.

Ndërkohë në brendësi të artikullit , gazeta shkruante se “Opozita shqiptare, e udhëhequr nga Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSH), po përpiqet me të gjitha forcat të rrëzojë kryeministrin socialist. Përdoren jo vetëm mjete demokratike: Fushatat e dyshimta në internet, dokumentet e nxjerra dhe regjistrimet komprometuese janë shpërndarë qëllimisht. Me sa duket është një nga lobistët më me ndikim në botë.

Sipas dokumenteve të Departamentit të Drejtësisë të SHBA, strategu politik i zënë kanadez Nick Muzin mbështet kundërshtimin e Shqipërisë”.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës vendosi në një seancë paraprake të pushojë hetimet mbi çështjen e parave të shpenzuara nga Partia Demokratike për lobim në SHBA.

Të fundit