Flash News

KRYESORE

Akuzat për radarët, Kodheli bie pre e shantazhit të Tahirit: Nuk mund të bëjmë gjyqe popullore

Akuzat për radarët, Kodheli bie pre e shantazhit të Tahirit: Nuk

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka ndryshyar qëndrim për Saimir Tahirin. Në studion e emisionit A2 CNN, deputetja e PS u shpreh se Tahiri nuk mund të dënohej pa prova. “Nuk mund të bëjmë gjyqe popullore. Dënime po, por bazuar në fakte, në legjislacion dhe në të drejtën e gjithkujt për t’u mbrojtur. Sigurisht që ne kemi shumë për t’u bërë”.

Tahiri, në seancën gjyqësore të 11 shtatorit, deklaroi në Gjykatën e Krimeve të Rënda se ai e kishte vënë në dijeni Kodhelin në 2013 se radarët nuk funkdsiononin. E menjëhershme qe përgjitja e saj, që kundërshtoi duke thënë se i ka kryer të gjitha detyrat e saj sipas ligjit dhe duke shtuar se është mirë që Tahiri të sqarojë akuzat e prokurorisë për të mos njollosur as PS as veten e tij.

"....kështu që këto gjuajtjet nën brez, e ka njoftuar, ndërkohë që Mimi nuk e dinte apo korrespodenca nuk e…duhet të jenë jashtë çdo diskutimi që është diskutuar sot në seancë me Saimir Tahirin".

Tahiri u dënua me 3 vite 4 muaj shërbim prove me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ish-ministri i plotfuqishëm i qeverisë “Rama 1” ka njoftuar se do ta apeloj çështjen.

https://www.youtube.com/watch?v=Hy1RpkTWyrU

https://www.youtube.com/watch?v=KZRcYwLzYAU

Të fundit