Flash News

KRYESORE

Ambasadorja Kim mesazh pas takimit të Sorecës me kreun e SPAK: SHBA mbështet me forcë sundimin e ligjit!

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila së fundmi ka hapur adresën e saj personale në rrjetin social Twitter ka shpërndarë aty takimin e sotëm të ambasadorit të BE, Luigi Soreca me kreun e SPAK, Arben Kraja.

“SHBA mbështet sundimin e ligjit në Shqipëri. SPAK duhet të ketë sukses”, nënvizon ambasadorja Kim në Twitter.

Ambasadori Soreca nga ana e tij, u shpreh se takimi me kreun e SPAK ka qenë produktiv, ku u diskutua mbi sfidat e SPAK për rishpërndarjen e kompetencave me Prokurorinë e Përgjithshme dhe zyrat lokale, si dhe zbatimin e ligjit të ri për masat parandaluese.

“Takim shumë produktiv sot me Kryetarin e SPAK Z. Arben Kraja. Ne diskutuam sfidat e SPAK si institucion i ri. Kemi shkëmbyer gjithashtu mendime për rishpërndarjen e kompetencave me Prokurorinë e Përgjithshme dhe zyrat lokale, dhe zbatimin e ligjit të ri për masat parandaluese”, shkruajti Soreca në rrjetet sociale.

Të fundit