Flash News

KRYESORE

Analisti amerikan kritikon Ramën: I vetmi kryeministër, që ulet në 'prehërin' e Erdoganit

Analisti i njohur amerikan, Alon Ben-Meir ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan. Si një njohës i mirë i rajonit, sidomos i Turqisë, Meir shprehet se Rama është i vetmi lider europian që takohet me kreun e shtit turk.

“Nuk kujtoj së fundmi asnjë nga liderët e vendeve perëndimore duke u ulur me Erdoganin në shtëpinë e tij. Këtu kemi Edi Rama, duke nderuar Erdogan duke e vizituar atë në shtëpinë e tij luksoze, këtë diktator të pamëshirshëm!”, shkruan ai në një postim në ‘Facebook’.

Deri tani nuk ka asnjë informacion për arsyen e vizitës në një kohë qe ajo nuk është pasqyruar as në faqen zyrtare të presidencës turke apo në mediat vendase.

Një javë më parë, Ergogan zhvilloi një diskutim 60 minutësh pa praninë e mediave me presidentin Ilir Meta në Sarajevë në kuadër të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

 

 

Të fundit