Flash News

KRYESORE

Analisti: Majko ka vënë në diskutim karrierën e tij; votimi zbuloi sa socialistë kanë mbetur e sa ‘Rilindas’ zotërojnë partinë

Analisti: Majko ka vënë në diskutim karrierën e tij; votimi

Analisti Agron Gjekmaraj beson se Pandeli Majko ka vënë në diskutim karrierën e tij të mëtejshme në Partinë Socialiste, për sa kohë lider është Edi Rama.

“Dita e djeshme konturoi dy modele brenda së njëjtës mazhorancë në raport me Edi Ramën, i cili e demostroi qetësisht absolutizmin e vet! Nga njëra anë, i vetmuar, Pandeli Majko, socialist i orëve të para dhe Mirela Kumbaro, rilindase e orëve të para, përfaqesuese e sjellljes së krejt grupit parlamentar. Majko u tregua dinjitoz. Me gjasë ka vënë në diskutim karrieren e tij të mëtejshme, për aq kohë lider është Edi Rama! Nuk do ti mungojnë thashethemet, distancimet dhe shënjimet me gisht si armik i brendshem derisa shefi të shprehet. Në Shqipëri shefi është Zoti”, shkruan Gjekmarkaj në një analizë të publikuar te ‘Panorama’.

Gjekmarkaj thotë se votimi i djeshëm i projektligjit për Teatrin Kombëtar, të cilin Majko e bojkotoi, zbulon sa socialistë kanë mbetur dhe sa ‘Rilindas’ e zotërojnë partinë.

“Majko zbuloi sa socialistë kanë mbetur e sa Rilindas e zoterojnë partinë. Pasojat e aktit dihen. A do të pranoje Shqiperia një Fuhrer? Dje u bë prova gjenerale në favor të despotizmit”, thotë analisti.

Ai kritikon gjithashtu ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila u bë simboli më trishtues i tjetërsimit njerëzor e intelektual për një palo karrige.

“Majko nuk e hodhi atë firmë të ndyre dhe nuk u be pjesë e shembjes se trashëgimisë kulturore dhe grabitjes së tokës publike për arsye të shëmtuara korruptive. Ndërsa Kumbaro, ministrja që duhej të mbronte kulturen u bë simboli më trishtues i tjetërsimit njerëzor e intelektual për një palo karrige”, shprehet ai.

“Burgjet janë të vogla. Te mjaftueshme per dhunuesit dhe jo per popullin. Alternativë tjeter s’ka, o populli në burg, o dhunuesit”, thotë Gjekmarkaj.

Ekskluzive/ Pandeli Majko nuk ka marrë ende asnjë vendim për dorëheqjen; stafi i tij në Ministri vijon punën

Të fundit