Flash News

KRYESORE

“Dako është miku im”/ Gazment Bardhi publikon videon: Rama ka frikë se mos pendohen

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale ka rikujtuar edhe një herë deklaratën e Kryeministrit Rama në lidhje me Vangjush Dakon, për të cilin tha se e ka mik, pavarësisht faktit që është shpallur “non grata” në  SHBA.

Bardhi ka postuar një ku thotë se këmbëngulja e Ramës për të mbrojtur Vangjush Dakon është frikë se mos anëtarët e bandës i pendohen.

“Këmbëngulje e Edi Ramës për të mbrojtur Vangjush Dakon nuk është vetëm arrogancë. Është frikë! Është frika e kreut të bandës, se mos anëtarët e bandës pendohen dhe, për të shpëtuar nga burgu, i hanë kokën shefit!

Para frikës së humbjes së pushtetit kriminal dhe pasurimit të paligjshëm, para frikës së drejtësisë, Edi Rama hedh në kosh edhe Departamentin Amerikan të Shtetit, që ka shpallur non grata mikun e tij Vangjush Dako, me të cilin ai mban pushtetin në qarkun e Durrësit.

Koha e Edi Ramës ka mbaruar! Anija e tij po mbytet”, shkruan Gazment Bardhi.

Kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur sërish Vangjush Dakon, ish kreun e bashkisë së Durrësit, gjatë një debati me gazetarin Robert Rakipllari, në emisionin ‘Opinion’, Rama deklaroi se pavarësisht akuzave, Dako ka qenë dhe do vijojë të jetë miku i tij, edhe sikur nesër ai të përfundojë pas hekurave.

Të fundit