Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Red Varaku
Është gjerësisht i pranuar fakti që Rilindja shqiptare bazohej dhe frymëzohej nga Iluminizmi, që asokohe ishte një lëvizje, idetë e së cilës qëndronin në themel të ndryshimeve të mëdha që ndodhën më pas në të gjithë botën. Idetë iluministe ishin pararendëse të krijimit të shteteve moderne kudo në botë, përfshi këtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila konsiderohej si testi më i rëndësishëm, sipas Tocqueville, për projektin e mendimit iluminist.
Ishte pikërisht koha kur në Francë, Britani, dhe në kolonitë amerikane po zvogëlohej pushteti i monarkive dhe po ndërtohej një sistem, i cili bazohej në arsyen dhe vullnetin e vetë të qeverisurve, sepse idetë iluministe e konsideronin vullnetin e të qeverisurve si vullnetin më të lartë nga ku buron edhe vetë pushteti. Iluministët mendonin që rendi i ri politik duhet të ishte një kontratë midis individësh të lirë. Sipas tyre ishte kjo kontratë, e cila siguronte dhe garantonte një sistem të drejtë. Me skepticizmin që i karakterizonte, iluministët refuzonin t’i nēnshtroheshin verbërisht autoritetit të askujt, përkundrazi, ata i ftonin njerëzit të respektonin vetëm një autoritet, të vërtetën.
Sigurisht, që Rilindja shqiptare nuk mund të qëndronte larg këtyre ideve që po transformonin të gjithë Perëndimin. Rilindasit shqiptarë i përqafuan idetë iluministe me shpejtësi dhe duke u bazuar te këto ide, ndërtuan edhe projektin e pavarësisë së Shqipërisë dhe Shtetit Shqiptar. Pavarësia e Shqipërisë dhe ideja e Shqipërisë moderne ishte projekt ekskluzivisht i Rilindjes. Por, projekti i tyre, ashtu si vetë projekti iluminist në Evropë (ndryshe nga ai Amerikan), kishte disa dobësi; ato u bënë shkak që të vinin në pushtet diktatorë gjakatarë si Lenini, Stalini, Mao, Hitleri etj.
Dy ishin dobësitë kryesore të Rilindjes shqiptare.
Së pari, raporti i tyre i gabuar me religjionin. Deklarata e Pashko Vasës që “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, ishte e ngjashme me deklaratën e Niçes “Zoti ka vdekur”. Një deklaratë e padëgjuar nga askush më parë dhe gati heretike për veshët e pamësuar shqiptarë asokohe, u bë emblematike për raportin e Rilindjes me religjionin, dhe u konsiderua si sulm ndaj besimit, si dhe cënoi rëndë një nga instrumentet më të rëndësishme të kohezionit shoqëror, besimin në Zot. Ky qëndrim u përdor si justifikim edhe nga regjimi komunist për të luftuar dhe më pas nxjerrë jashtë ligjit institucionet fetare.
Së dyti, Rilindasit mendonin që rendi i ri politik, që po ndërtohej duhet të ishte një kontratë mekanike midis individësh të lirë, por duke e menduar këtë kontratë si të shenjtë, Rilindasit i dhanë “shtetit” fuqi të jashtëzakonshme dhe atribute gati hyjnore, të cilat më vonë ky shtet do t’i përdorte kundër vetë qytetarëve.
Një rend që u vendos menjëherë në luftë me vlerat familjare, traditën fetare dhe kombëtare, duke sjellë si produkt disintegrimin e shoqërisë dhe dhe duke e rikthyer atë në një kolektivitet të sëmurë ku sundon vetëm tribalizmi politik. Pra, mangësitë e sipërpërmendura, plus kriza e rëndë ekonomike dhe më pas Lufta e Dytë Botërore, një luftë që e shkëputi Shqipërinë përfundimisht nga familja e saj europiane dhe e vendosi atë me bllokun komunist, krijuan kushtet për lindjen e lëvizjeve anti-rilindje të pagëzuara me termin modern komunizëm.
U deshën jo pak, por 45 vjet, që komunizmi të përmbysej dhe projekti i Rilindjes të triumfonte sërish. Pas rënies së regjimit menjëherë u rikthye besimi në Zot, ashtu siç u rikthye edhe dinjiteti i të qeverisurve, të cilët tani, pas 45 vjetësh nënshtrim dhe poshtërim, ishin të lirë që nëpërmjet votës, të zgjidhnin atë që do të përfaqësonte më së miri idetë dhe interesat e tyre, si dhe atë që do t’i rrinte më korrekt kontratës me ta.
Sigurisht, kombinimi i besimit në Zot dhe lirisë për të zgjedhur, sjell prosperitet dhe mirëqenie. Por si duket ne nuk e kishim marrë si duhet mësimin që na dha historia. Nuk vonoi shumë, dhe 22 vjet më pas ne ramë përsëri viktima të lëvizjeve “anti-rilindje”. Ne bëmë përsëri të njëjtin gabim. Së pari duke i dhënë fuqi absolute mbi jetët tona shtetit më të korruptuar dhe, së dyti, si pasojë edhe e fondamentalizmit të tregut u injoruan vlerat e familjes, tradita dhe si besimi nē Zot, si vlera të patjetërsueshme të një shoqërie të shëndetshme. Këtu e ka zanafillën edhe lëvizja 'mavi', e udhëhequr dhe frymëzuar nga bijtë e llastuar të Bllokut, të cilët i kishin ende të freskëta përpëlitjet e këtij populli nën çizmet e etërve.
Zhveshja e njeriut nga atributet familjare, fetare, kombëtare dhe shndërrimi i tij në një hallkë pa emër dhe pa identitet në shoqëri, është një shtrat i mirë për lindjen e lëvizjeve anti-rilindje. Rikthimin e anti-rilindjes nuk e ka prodhuar vetëm fuqizimi i një shteti të korruptuar të kapur peng apo disintegrimi shoqëror, që është pasojë edhe e lëvizjeve të mëdha demografike. Anti-rilindjen e ka sjellë edhe kriza e rëndë ekonomike me të cilën po përballet prej vitesh vendi ynë. E ka sjellë papërgjegjshmëria e një klase politike tërësisht të korruptuar, e cila prodhon kriza të vazhdueshme politike në favor të axhendës së saj politike, dhe jo në interes të qytetarëve. Lëvizje të tilla anti-rilindje kanë qenë produkt edhe i vonesave pa asnjë arsye për integrimin europian.
Sot organizata që për ironi mban emrin “rilindje”, (kujto që edhe Enver Hoxha pretendonte se po zbatonte amanetin e rilindasve kur e ktheu Shqipërinë në varrezë dhe shqiptarët në kufoma të gjalla), në fakt është organizata e anti-rilindjes. Është anti-rilindje sepse ajo është në betejë të vazhdueshme pikërisht me idetë aq të dashura për Rilindasit. Ndryshe nga Rilindasit ëndrra e të cilëve ishte Shqipëria, anti-rilindasit po e shpopullojnë Shqipërinë. Shifra të frikshme, shumica të rinj, po largohen nga Shqipëria. Ata janë kundër bashkimit të shqiptarëve (kujto tradhëtinë dhe pabesinë ndaj çështjes çame dhe korrigjimin e kufijve të Kosovës). Ata kanë risjellë luftën e egër të klasave në shoqërinë tonë duke e ndarë atë në ‘ne’ versus ‘ata’, duke i shkaktuar plagë të rënda trupit të brishtë të shoqërisë shqiptare. Ndryshe nga rilindasit e vërtetë të cilët i ftonin njerëzit që me arsye t’i bashkoheshin projektit të tyre, anti-rilindasit e sotshëm përdorin dhunën dhe presionin për të bindur dhe nënshtruar qytetarët. Ndryshe nga rilindasit e vërtetë, që e luftonin kultin e individit pa asnjë kompromis, anti-rilindasit kultin e individit e kanë ringritur në piedestal, madje duke i thurur edhe këngë dhe poezi në mënyrë të pacipë udhëheqësit.
Situata është mjaft e rëndë. Shoqëria duket e lodhur dhe e dorëzuar. Pesimizmi haset kudo, në çdo fushë të jetës. Jetojmë në një kohë ku shumë shqiptarë e kanë humbur besimin dhe frymëzimin tek idetë e Rilindjes së vërtetë, madje shumë prej tyre tallen dhe i përbuzin ato. Ajo që ka mbetur është vetëm shpresa dhe besimi që një ditë, ashtu si në 1990, njerëzit do ta kuptojnë rëndësinë e lirisë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38