
Flash News
Aksident në Lushnje, përfshihen katër makina dhe një motoçikletë
SPAK mbylli hetimet, reagon Meta: U firmos me urdhër të Edi Ramës
U mor e pandehur nga SPAK, Kryemadhi: Kryeprokuror i BKH është Edi Rama
Pastroi paratë e Çopjave, arrestohet në Dubai Armis Stafa
Partia Demokratike ankimon rezultatin e zgjedhjeve në Korçë
Drejtoresha e fondacionit gjerman: BE po mbyll sytë ndaj autokracisë së Ramës për qendrat e azilit
Në një analizë të publikuar në një nga revistat më prestigjioze gjermane, drejtoresha e fondacionit gjerman "Friedrich Ebert" në Tiranë, Katharina Hofmann De Maura, ngre alarmin se Bashkimi Evropian po mbyll sytë ndaj autokracisë së kryeministrit Edi Rama. Arsyeja? Marrëveshja me Italinë për ngritjen e qendrave të azilit në Shqipëri, që sipas saj ka kthyer vendin në një partner strategjik për BE-në edhe nëse kjo do të thotë të tolerohet kapja e shtetit dhe lidhjet me krimin e organizuar.
Edi Rama nuk është vetëm kryeministër i rizgjedhur së fundmi i Shqipërisë, por edhe artist, ish-ministër kulture dhe dikur kryetar i Bashkisë së Tiranës. Ai e di mirë si të inskenojë politikën në mënyrë psikologjike dhe vizuale – dhe e përdor këtë talent në mënyrë të qëllimshme. Është mjeshtër në paraqitjen e vendit të tij jashtë si progresist dhe i përputhshëm me BE-në. Në samitin e fundit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ai u ul në gjunjë në tapetin e kuq përpara Giorgia Melonit – aktualisht gruaja më e fuqishme në Evropë. Rama e di pse: gjesti ishte i llogaritur – Shqipëria dëshiron me çdo kusht të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe aktualisht konsiderohet si kandidati më premtues. Hapja e grupit të parë të negociatave për zgjerimin e BE-së në tetor 2024 dhe premtimi për anëtarësim deri në vitin 2030 kanë shkaktuar entuziazëm. Katër grupe të tjera pritet të hapen gjatë këtij viti – një lloj “integrimi me shpejtësi të lartë”. Popullsia shqiptare e përkrah fuqimisht anëtarësimin dhe e sheh veten në çdo aspekt si pjesë e aleancës perëndimore – Shqipëria është anëtare e NATO-s. Kjo ka vlerë të madhe në një kohë të dobësimit të fuqisë gjeopolitike dhe ekonomike të Evropës, sidomos në kontekstin e luftës në Ukrainë.
Pak para samitit, më 11 maj, u zhvilluan zgjedhjet parlamentare në Shqipëri – një ngjarje që mori relativisht pak vëmendje nga publiku evropian. Megjithatë, rezultati ishte i jashtëzakonshëm: Edi Rama dhe Partia e tij Socialiste fituan zgjedhjet me 53 për qind të votave dhe siguruan 83 nga 140 vendet në Kuvend. Rama ndodhet kështu më i fortë se kurrë më parë në qendër të pushtetit të këtij vendi të vogël me vetëm dy milionë banorë. Në katër vitet e ardhshme do të sqarohet nëse BE do të pranojë një lider autokratik “light” apo një “stabilokrat” nga Ballkani brenda radhëve të saj. Ka argumente pro dhe kundër kësaj. Por Edi Rama ka një kartë në dorë: një zgjidhje të mundshme për dilemën emigratore evropiane. Qendrat jashtëterritoriale të dëbimit të Italisë në Shqipëri krijojnë një precedent për zhvendosjen e procedurave të azilit në një vend partner të BE-së. Italia dhe Shqipëria kanë një histori të gjatë bashkëpunimi migrator. Në vitet 1990, Shqipëria postkomuniste përjetoi një valë masive emigracioni, ndër të tjera edhe drejt Italisë. Italia ndihmoi shqiptarët e varfër dhe kështu lindi një marrëdhënie që Rama e quan “miqësi historike”. Mbi këtë bazë, procedurat e azilit pritet të zhvendosen nga Italia në Shqipëri.
Marrëveshja dypalëshe i lejon Italisë të transferojë deri në 36.000 persona në vit në dy qendra në Shqipëri, të cilat do të menaxhohen nga Italia, për të shqyrtuar kërkesat e tyre për azil – sipas planit. Kjo marrëveshje u promovua nga mbështetësit e saj si një zgjidhje "jo konvencionale" për problemin e migracionit të parregullt, por ajo përmban rreziqe të mëdha ligjore dhe të të drejtave të njeriut. Me gjithë shqetësimet se strehimi i emigrantëve nga vende të treta mund të bie ndesh me Kushtetutën shqiptare dhe të drejtën ndërkombëtare, marrëveshja u ratifikua në të dy vendet. Qeveria e djathtë italiane e përshëndeti këtë si një "hap historik". Institucionet e BE-së u informuan, por nuk morën pjesë në marrëveshje.
Transferimet e para ndodhën në tetor 2024: një anije e marinës italiane solli 16 emigrantë në Shqipëri. Sipas ligjit italian, çdo ndalim i kërkuesve të azilit duhet të miratohet nga një gjykatës; gjykatësi përkatës refuzoi dhënien e miratimit. Italia kishte klasifikuar vendet e origjinës së emigrantëve – Bangladeshin dhe Egjiptin – si "të sigurta", gjë që mundëson një procedurë të shkurtuar azili. Por vetëm dy javë më parë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë kishte vendosur se një vend nuk mund të konsiderohet "i sigurt" nëse ka përjashtime. Duke iu referuar këtij vendimi, gjykata në Romë e shpalli procedurën e përshpejtuar, të paligjshme. Kërkuesit e azilit u hoqën nga procedura e përshpejtuar jashtë territorit dhe u përfshinë në procedurën e zakonshme të azilit në Itali. Një goditje e rëndë për Giorgia Melonin dhe për Edi Ramën.
Qeveria italiane bëri menjëherë apel ndaj vendimit të gjykatës dhe u përpoq të përshtaste kornizën ligjore. Por edhe në rastet e ardhshme të transferimeve – në fund të vitit 2024 dhe në janar 2025 – gjykatat italiane refuzuan qëndrimin e gjithsej 73 kërkuesve të azilit në Shqipëri. Brenda pak ditësh, ata u kthyen sërish në Itali.
Në fund të marsit 2025, Meloni njoftoi se strukturat shqiptare do të përdoren në të ardhmen si qendra paraburgimi për dëbim për personat të cilëve u janë refuzuar tashmë kërkesat për mbrojtje në Itali. Me këtë ndryshim, në prill mbërritën në Shqipëri 40 burra me kombësi të ndryshme – të gjithë me vendim përfundimtar refuzimi. Sipas ligjit italian, ata mund të mbahen në paraburgim deri në 18 muaj, deri sa të realizohet dëbimi i tyre.
Për herë të parë, një shtet anëtar i BE-së transferon azilkërkues të refuzuar në një vend të tretë që nuk është as vend origjine e as vend tranziti. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e përshëndeti paktin midis Italisë dhe Shqipërisë si një shembull të "ndarjes së drejtë të përgjegjësive" midis BE-së dhe vendeve partnere.
Qëndrueshmëria në pushtet e Melonit varet nga menaxhimi i emigracionit. Ajo e fitoi fushatën zgjedhore me premtimin për të ndalur emigracionin e paligjshëm në brigjet italiane – por deri tani nuk ka pasur suksese të dukshme. Edi Rama mund ta ndihmojë atë të fitojë përsëri, dhe në këmbim, ajo mund ta ndihmojë atë të përmbushë premtimin e tij elektoral – anëtarësimin në BE.
Ky anëtarësim, në gjendjen aktuale të Shqipërisë, nuk është aspak i vetëkuptueshëm, sepse dobësitë institucionale të vendit janë të theksuara. Arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës në shkurt ishte një moment shumë i errët për Partinë Socialiste (PS) në pushtet. Erion Veliaj – anëtar i kryesisë së PS dhe i afërt me Ramën – u akuzua nga SPAK për korrupsion dhe krim të organizuar dhe u arrestua. Ai akuzohet për marrje ryshfeti në nëntë raste, pastrim parash dhe fshehje të të ardhurave.
Raporte nga organizata të njohura ndërkombëtare dëshmojnë se Shqipëria është një “qendër” e krimit të organizuar ndërkombëtar, dhe në këtë drejtim, pozita e saj gjeografike luan rol qendror.
Qasja e Shqipërisë në Adriatik dhe në rrjedhat globale të tregtisë detare krijon kushtet për tregtinë e paligjshme. Veçanërisht kokaina nga Ekuadori identifikohet si burim i të ardhurave për rrjetet kriminale shqiptare. Këto para pastrohen në sektorin e ndërtimit, gjë që bëhet e dukshme për popullsinë në formën e godinave moderne, por shpesh të pabanuara – dhe çon në çmime surrealiste të pasurive të paluajtshme.
Edhe çmimet e karburantit dhe ushqimeve janë të larta, ndërsa pagat mbeten të ulëta. Turizmi në lulëzim është pozitiv për ekonominë, por sjell gjithashtu rritje çmimesh dhe krijon pak vende pune për vendasit.
Sigurimet shoqërore mbeten të dobëta – një tregues vendimtar për zgjerimin e BE-së, i cili deri tani nuk është përmbushur.
Për më tepër, vendi përballet me një “braindrain” dramatik. Veçanërisht të rinjtë e arsimuar po largohen – një humbje e kapitalit njerëzor që vetë-përforcohet: pa mjekë, infermierë dhe profesionistë të tjerë, cilësia e jetës bie më tej. Shqipëria mund të jetë politikisht në rrugën drejt Europës, por ekonomikisht, shoqërisht dhe në aspektin e shtetit ligjor ndodhet në një provë të rëndë – dhe kështu në një terren të lëkundur për një anëtarësim të besueshëm në BE.
Por në kohët e marrëveshjeve politike si ato të Trump-it, humbja e besueshmërisë së brendshme dhe standardet e shtetit ligjor po humbasin gjithnjë e më shumë rëndësi. Edhe në Europë dominon logjika "njëra dorë lan tjetrën": Pakti mes Giorgia Melonit dhe Edi Ramës pason këtë model. Emigrimi bëhet një mjet politik për shkëmbim, dhe normat ndërkombëtare interpretohen fleksibël. Po ashtu, qeveria e re gjermane në marrëveshjen e koalicionit për zgjerimin e BE-së ka thënë vetëm se reforma e parimit të njëzëshmërisë duhet të ketë përparësi. Megjithatë, nuk është shpjeguar sesi mund të realizohet kjo reformë.
Për Shqipërinë mbetet, pra, vetëm të ofrohet si një partner orientuar nga zgjidhjet në fushën e politikës së migracionit, për të mundësuar kështu hyrjen në BE. Se çfarë ndodh me njerëzit dhe e si interpretimi i ligjit ndërkombëtar bëhet i nënkuptuar, është diçka që duket se është e pranueshme. E veçantë dhe e hidhur është ironia e kursit shqiptar: Një vend që vetë vuante nga një emigrim masiv, tani pranon emigrantë të tjerë – jo për arsye humanitare, por për kalkulime gjeopolitike. Formula është kështu: Të tjerët duhet të largohen nga BE-ja, në mënyrë që ne të mund të hyjmë.
Të fundit




PD sërish ankim në KAS, kërkon të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës
27 Maj 2025, 20:26

Akuzat e SPAK ndaj Metës, AP: Ish-presidenti kritik i hapur i Ramës
27 Maj 2025, 20:09
Aksident në Lushnje, përfshihen katër makina dhe një motoçikletë
27 Maj 2025, 19:44
SPAK mbylli hetimet, reagon Meta: U firmos me urdhër të Edi Ramës
27 Maj 2025, 19:33


Mishi me salmonelë ende në treg? AKU reagon: Lajme të pavërteta
27 Maj 2025, 19:03
Shkeljet e 11 majit, Lela: Gati 'databaze', ndërkombëtarët po informohen
27 Maj 2025, 18:47

Urime... popullit shqiptar
27 Maj 2025, 18:20

"PS na vodhi 2 mandate", Lapaj: Qarku Fier dhe Vlorë duhen rinumëruar
27 Maj 2025, 17:42

Kosova merr nën kontroll edhe një objekt tjetër në Leposaviç
27 Maj 2025, 17:25



PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve edhe në Gjirokastër e Vlorë
27 Maj 2025, 16:37
A duhet të japë dorëheqjen Berisha? Alimehmeti: Nuk mund të digjen etapat
27 Maj 2025, 16:18


Kremi kundër diellit, pesë mite që rrezikojnë shëndetin tuaj
27 Maj 2025, 15:52

Shefja e KE-së dënon sulmet izraelite në Gazë: Janë të neveritshme
27 Maj 2025, 15:23



U mor e pandehur nga SPAK, Kryemadhi: Kryeprokuror i BKH është Edi Rama
27 Maj 2025, 14:47
Devijohet qarkullimi pranë mbikalimit të Rinasit
27 Maj 2025, 14:46
Policia bastis Ministrinë e Bujqësisë së Kosovës
27 Maj 2025, 14:31
Pastroi paratë e Çopjave, arrestohet në Dubai Armis Stafa
27 Maj 2025, 14:22



Përqendrimi i shërbimeve në QSUT u rrit, spitalet rajonale dalin jashtë loje
27 Maj 2025, 13:42
Goditet rrjeti i pr*stitucionit, shpallet në kërkim braziliania
27 Maj 2025, 13:31

SPAK e mori të pandehur, reagon Meta: Pres me padurim nisjen e gjykimit
27 Maj 2025, 13:11

Një festë me akëmort brenda
27 Maj 2025, 12:51





Dështon për herë të 22 seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
27 Maj 2025, 11:53
U nda nga jeta pak ditë më parë, zhvillohen homazhe në nder të Artan Lames
27 Maj 2025, 11:44
Reagime për shpullën e Macron
27 Maj 2025, 11:32

Vranë noteren greke me qëllim për ta grabitur, arrestohen 3 shqiptarët
27 Maj 2025, 11:11
Aulon Kalaja paraqitet në SPAK, depoziton kallëzim për faljen e gjobave
27 Maj 2025, 10:58

Meta do të përdorë postimet e evropianëve për trajnimin e IA-së
27 Maj 2025, 10:42

Partia Demokratike ankimon rezultatin e zgjedhjeve në Korçë
27 Maj 2025, 10:23

Igli Tare emërohet Drejtor Sportiv i Milan
27 Maj 2025, 10:03
Shqiptari kapet me kokainë me vlerë rreth 14 mln euro
27 Maj 2025, 10:00

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
27 Maj 2025, 09:40



P*rdhunoi vajzën e tij të mitur, arrestohet 60-vjeçari (EMRI)
27 Maj 2025, 08:57

Etapa e dytë e turit çiklistik të Shqipërisë, rrugët që bllokohen sot
27 Maj 2025, 08:41
Përcillet sot në banesën e fundit Artan Lame
27 Maj 2025, 08:26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
27 Maj 2025, 08:15
Parashikimi i motit, diell dhe temperatura deri në 29 gradë gjatë ditës
27 Maj 2025, 08:01
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
27 Maj 2025, 07:47
Bido debat me Xhaferrin: Dorëzoj mandatin nëse më gjen një person që...
26 Maj 2025, 22:59




OBSH-ja kërkon të lejohet hyrja e kamionëve me ndihma mjekësore në Gazë
26 Maj 2025, 21:46

Kapet në Dubai Dritan Gjika, Lala: Lidhje deri te ish-presidenti i Ekuadorit
26 Maj 2025, 21:34





Milan njofton zyrtarisht emërimin e Igli Tares si Drejtor Sportiv
26 Maj 2025, 19:43

U ndalua në kufi nga autoritetet serbe, lirohet ish-deputeti i Kosovës
26 Maj 2025, 19:24
Shuplakë madhështore në Hanoi
26 Maj 2025, 19:03





OKB: Gaza në kolaps bujqësor, vetëm 5% e tokës mbetet e punueshme
26 Maj 2025, 17:42
Ish-ambasadori: SHBA do të reagojë për farsën, do prishë shumë ekuilibra!
26 Maj 2025, 17:34
