Flash News

E-TJERA

Gonzato për 11 Majin: Brukseli foli qartë, duhet reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore

Gonzato për 11 Majin: Brukseli foli qartë, duhet reformë

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato i bëri thirrje qeverisë dhe parlamentit të miratojnë një reformë gjithëpërfshirë zgjedhore, duke përfshirë edhe rekomandimet e OSBE.

Në një prononcim për mediat nga Korça, teksa iu referua 11 Majit, Gonzato deklaroi se Brukseli foli qartë lidhur me zgjedhjet.

Ambasadori vuri në dukje edhe raportin e OSBE i cili citoi përdorimin e administratës publike në zgjedhje.

“Nuk ka dalë ende raporti përfundimtar i OSBE, mendoj se Brukseli foli qartë lidhur me zgjedhjet e 11 Majit ne Shqipëri. Është koha që qeveria dhe parlamenti shqiptar të miratojnë një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore e cila të përfshijë rekomandimet e shkuara dhe të tashme. E në fakt rezultati i jep një përgjegjësi më të madhe qeverisë që të ndërmarrë këtë reformë sepse i ka numrat. Është pritshmëria e shqiptarëve në qoftë se Shqipëria është drejt rrugës së BE.

Në raport me plotësimin e standardeve, ka një raport të OSBE i cili jep përfundimin, i ka njohur në standarde por citon dhe përdorimin e burimeve publike por administrimi i zgjedhjeve është përgëzuar. Dua të përgëzoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mënyrën e administrimit të zgjedhjeve dhe bashkëpunimin me prokurorinë e përgjithshme dhe SPAK. Secila parti që ndihet e vjedhur të raportojë në organet gjyqësore. Megjithatë, uroj që të dyja partitë të punojë drejt drejtimit të BE”, tha Gonzato.

Të fundit