Flash News

KRYESORE

Apeli anti-panik i Mero Bazes, botuesit të Tema-s (që e bën edhe ditën më normale në Shqipëri të duket si epidemi) 

Apeli anti-panik i Mero Bazes, botuesit të Tema-s (që e bën edhe

Politiko.al

Editoriali i Mero Bazes në gazetën të cilën zotëron, Tema, titullohet ‘Fillojeni me ‘karantinë’ ndaj ekraneve’. Gazetari u kërkon shikuesve që të braktisin emisionet televizive ku politikanë ose kolegë të tij, injorantë, flasin për gripin (koronavirusin) dhe i kërkon AMA që ta konsiderojë Shqipërinë në gjendje lufte, duke ndaluar rrjedhimisht debatet politike nëpër ekrane dhe duke i zëvendësuar ato me programe kulturore, informative etj.

Baze u kërkon lexuesve që të falin edhe ndonjë ‘rrëshqitje’ të gazetarëve të tij, nëse ata përhapin panik nëpërmjet shkrimeve në Tema.

Ajo që Baze bën sikur harron është se gazeta Tema njihet gjerësisht si një prej shkelësve më të mëdhenj të etikës në median shqiptare. Një studim i Këshillit të Medias i vitit të shkuar e listonte Tema- e botuar nga Baze si nje prej kundravajtësve kryesorë.

Ndërkohë që thirrja e Mero Bazes është me vend dhe, më në fund etike, ajo të kujton pretendimin e mbështetësve të Presidentit të cilët thonin para tubimit të 2 marsit ‘mos u merrni me njeriun që e thotë, por me mesazhin dhe a ka të drejtë ai’.

Më në fund kemi ardhur në pikën që ‘nuskat’ e etikës, demokracisë etj., të na i shpërndajnë shkelësit më të mëdhenj të tyre.

Tema e Bazes është një gazetë që edhe ditët më normale të shoqërisë krijon atmosferën dhe panikun e një epidemie, dhe kur ka epidemi vërtetë ‘kthehet kundër rrymës’ dhe u kërkon të tjerëve të mos përhapin panik.

Me sa duket e bën këtë i shqetësuar nga konkurenca: kur të gjithë sillen njëlloj, Tema nuk mund të dallojë në ‘çmendurinë’ e përgjithshme.

Të fundit