Flash News

KRYESORE

Arbana Osmani, moderatore e projektit që i kushtohet gazetares që nuk jeton më

Arbana Osmani, moderatore e projektit që i kushtohet gazetares që nuk

Arbana Osmani është një nga prezantueset më të dashura për publikun shqiptarë dhe tashmë ka krijuar një profil tjetër në ekran, nisur dhe nga emisioni që drejton. "Dua të të bëj të lumtur" ka në thelb historitë njerëzore, sa të dhimbshme aq edhe të bukura, të cilat kanë nxjerr në pah emocionet e moderatores.

Prej dy vitesh, bashkëpuntori i ngushte prapa skenës është Eraldo Rexha. Eraldo ishte dhe miku i ngushtë i Adelajdes, gazetares që humbi jetën një vit më parë. Po ashtu edhe Arbana gëzonte një simpati e vlerësim të veçantë për Adelën dhe e konsideronte si një nga banoret me të veçanta të të gjitha edicioneve të Big Brother.

Prandaj ata të dy bashkë do vijnë në projektin e veçantë kushtuar Adelës. Koncerti "Në vend të Adelës" që do të organizohet në datë 12 nëntor në Art Turbina në kryeqytet, do të prezantohet nga vetë Arbana Osmani. Këtij projekti humanitar i janë bashkuar shumë emra artistësh të famshëm shqiptarë që do të performojnë në skenë, e ndërsa biletat e koncertit tashmë kanë dalë në shitje.

Të fundit