Flash News

KRYESORE

Arben Kraja zgjidhet kreu i Prokurorisë së Posaçme

Arben Kraja zgjidhet kreu i Prokurorisë së Posaçme

Në Institucionin e Kryetarit të Shtetit u zhvillua sot ceremonia solemne e betimit para Presidentit të Republikës, Ilir Meta, të tetë anëtarëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pas betimit të tetë anëtarëve është zgjedhur dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Kreu i SPAK është zgjedhur Arben Kraja.

Votimi është bërë nga anëtarët dhe kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kraja ka marrë gjashtë vota, kundrejt Altin Dumanit, por që mori katër vota, ndërsa kandidati i tretë në garë, Edvin Kondili, ka marrë vetëm një votë, atë të kryetarit të KLP, Gent Ibrahimi.

Të fundit