Flash News

KRYESORE

Arlind Qori flet për Organizatën Politike: Kemi denoncuar përgjegjësinë e Veliajt për vrasjen e Gjoklajt

Arlind Qori flet për Organizatën Politike: Kemi denoncuar

Pedagogët dhe anëtarët e Organizatës Politike, Arlind Qori dhe Jani Marka, kanë qenë të ftuar në ‘Ora News’ për të folur për protestën e studentëve dhe për disa incidente që janë regjistruar ditët e fundit.

Qori është pyetur edhe për Organizatën Politike, ku ai është një prej themeluesve. Sipas tij, kjo organizatë ka në fokus çështjen punëtore dhe është kundër partive politike ekzistuese.

“Është themeluar në vitin 2011-të për shkak se jemi ndjerë të zhgënjyer tërësisht nga politika. Fokusi ynë është te çështja punëtore, por kemi trajtuar edhe çështje të tjera”, tha Qori.

Arlind Qori është akuzuar edhe si bashkëpunëtor i kryebashkiakut Erion Veliaj, por anëtari i kësaj organizate i hodhi poshtë pretendimet duke kujtuar denoncimet për rastin e Ardit Gjoklajt, i riu i vrarë në landfillin e Sharrës.

“Kemi denoncuar vrasjen e Ardit Gjoklajt në Sharrë dhe të paktën politikisht, por ndoshta edhe më shumë, përgjegjës është Erion Veliaj”, u shpreh Qori.

Organizata Politike ka shpalosur shpesh herë platforma neomarksiste dhe radikale për çështje të ndryshme, çka ka nxitur një debat të gjerë edhe për përfshirjen e saj në protestën e studentëve.

“Sillni emrat e studentëve me ndihmë ekonomike”, mesazhi që ngre dyshime se administrata po përdoret kundër protestuesve

Të fundit