Flash News

KRYESORE

Arrestimi i 11 anëtarëve të klanit Bajri, Edi Rama: ‘Forca e Ligjit’ po përshkallëzohet

Arrestimi i 11 anëtarëve të klanit Bajri, Edi Rama: ‘Forca

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas aksionit të Policisë së Shtetit ku u goditën anëtarët e klanit Bajri në Shkodër. Rama thotë se ky operacion me 11 të arrestuar tregon vendosmërinë e mazhorancës në luftën kundër krimit, si dhe thekson se ‘Forca e Ligjit’ po përshkallëzohet.

“Policia e Shtetit foli përsëri me forcën e vendosmërisë sonë në luftën kundër krimit. Forca e Ligjit prangosi rrjetin kriminal të Shkodrës pas një pune policore disa mujore të shtrirë edhe jashtë vendit. Respekt dhe për vendosmërinë e Prokurorisë. Forca e Ligjit po përshkallëzohet”, shkruan Rama në ‘Tëitter’.

Menjëherë pas këtij aksioni, Partia Demokratike ka hedhur dyshime dhe akuza nëse në përgjimet e anëtarëve të Bajrave është kapur edhe emri i ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili mban edhe postin e deputetit të Shkodrës.

Goditja e klanit Bajri, mes të arrestuarve ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare dhe futbollisti i Besëlidhjes

Video/ Donika Prela shmang deklaratat për mediat; Ardi Veliu i bëhet ‘truprojë’, shoferi shtyn gazetarët

Të fundit