Flash News

KRYESORE

'Artistja që duhet dëgjuar patjetër', "The New York Times" shkruan për reperen shqiptare

'Artistja që duhet dëgjuar patjetër', "The New
Artistët e rinj kanë marrë një hapësirë të dedikuar në një artikull të "New York Times". Në emrin e 15 të rinjve ishte dhe reperja shqiptare Melinda Ademi. Edhe pse është ende një emër jo shumë i dëgjuar, Melinda është vajza e talentuar e cila duket se ka premisa. Në këtë artikull shkruhet se Melina ka lindur në Gjermani, pasi familja e saj u largua nga Kosova në vitet `90 kur shqiptarët filluan luftën për pavarësi ndaj Serbisë. Më pas familja e saj fitoi Green Card dhe shkoi në Amerikë. Po ashtu, përmendet pjesëmarrja e Melindës në “American Idol” dhe talenti i saj për të bërë rep. “Po përpiqesha të krijoja këngë dhe kuptova se isha më e tërhequr nga meloditë dhe tingujt shqiptarë. Vendosa që do të ishte më mirë për mua dhe për shijet e mia të vija këtu”, -është shprehur Melinda duke iu referuar Kosovës.
 
View this post on Instagram
 

“15 European Acts that Matter Right Now-KOSOVO🇽🇰”, thank you @nytimes ❤️

A post shared by MELINDA (@melindaademi) on

Artikullin e plotë mund ta lexoni në këtë link.

Të fundit