Flash News

KRYESORE

Avokati gjerman/ Rama i përgjigjet Bashës: E vërteta do dalë në shesh...gjermanisht

Avokati gjerman/ Rama i përgjigjet  Bashës: E vërteta do

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili akuzoi se avokati i pajtuar për çështjen e përgjimeve në Gjermani do të paguhet nga taksat e shqiptarëve.

Me një mesazh në Twitter, Rama tha se e vërteta do të dalë në shesh, gjermanisht.

“Se kuptove kurrë o njish që është shah politika,jo kukamçefthi as topa luftash,po mos u mërzit! Gjyqi do bëhet në Gjermani,faturat do publikohen në Shqipëri dhe e vërteta për tërë atë çorbë të prishur që gatuat,për ta helmuar këtë vend e miqtë e tij,do dalë e plotë. Gjermanisht👊”, shkroi Rama

Ai më pas i kujtoi Bashës se po hetohet për mijëra euro financime ruse.

Artist,ti nuk zhgënjen kurrë,je njish! Je i pandehur për qindramijëra euro ruse a dreqi e di ç’janë,të cilat po dreqi e di sa versione do sajosh deri në gjyq për t’i justifikuar dhe del e bilbilon për krimin që do paguaka avokatin gjerman për të luftuar lirinë e medias në Gjermani.

Të fundit