Flash News

KRYESORE

Balla publikon pamjet nga kamera e sigurisë: Është Lulzim Basha që “prodhon” vezët dhe ia jep deputetit pa emër

Balla publikon pamjet nga kamera e sigurisë: Është Lulzim Basha

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë brenda sallës së Kuvendit, ku, sipas tij, pretendohet se është filmuar kryeopozitari Lulzim Basha duke i dhënë dy vezë deputetit demokrat Endri Hasa.

Hasa goditi me vezë kryeministrin Edi Rama teksa fliste në Kuvend, dhe Balla akuzon Bashën si skenarist të kësaj ngjarjeje, ndonëse në video nuk dallohet momenti i pretenduar nga socialisti.

“Artist! Po ti qenke edhe regjizor, edhe skenarist. U deshën 6 muaj që “pula” Lulzim të prodhonte 2 vezë. E turpshme si një kryetar opozite degradon deri në pikën që të fshehë nën puplat e shtrenjta të xhupit të tij. Shikoni videon sesi Artisti Lulzim bën qesharak rikthimin e opozitës në Kuvend. Është Lulzim Basha që “prodhon” vezët dhe ia jep deputetit pa emër”, shkruan Balla.

Pas incidentit, Byroja e Kuvendit përjashtoi me 10 ditë deputetin Hasa, ndërkohë që socialistët kërkojnë edhe përjashtimin e Bashës.

Video/ Rama nuk u qëllua vetëm me vezë, ç’ndodhi në Kuvend pas fikjes së sinjalit

Basha përplaset me dy deputetë të mazhorancës në sallë: Pusho ti, maskara

Të fundit