Flash News

KRYESORE

Balla thumbon Metën nga Kuvendi: Bashkëkryetari i opozitës do na e kthejë sërish këtë projektligj në shtator

Balla thumbon Metën nga Kuvendi: Bashkëkryetari i opozitës do na

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka ironizuar qëndrimet e fundit të presidentit Ilir Meta, duke kthyer për rishqyrtim në Kuvend disa ligje.  Madje, duke u shprehur i bindur se ashpërsimi i Kodit Penal do të rikthehet sërish nga presidenti për rishqyrtim në shtator, Balla e cilëson atë si një bashkëkryetar të opozitës.

“Këto ndryshime në kod penal, presidenti do na i kthejë për ti rivotuar edhe një herë në Kuvend në shtator. Si një prej bashkëkryetarëve në detyrë u habita kur pashë që kthye edhe ndryshimet në ligjet e qeverisjes vendore që mundësojnë që të ketë një zyrë që të kujdeset për çdo lloj halli që kanë 2 milionë shqiptarë jashtë vendit, nuk kam dyshim që Meta nuk ka më sy e veshë për të parë shqiptarët, por cfarë do Luli, Mona e Saliu, e ka kthyer presidencën në institucionin e qarjes së halleve të opozitës. Nëse  e kthen sërish në Kuvend këtë projektligj, në shtator do duhet ti votojmë sërish”, u shpreh Balla.

Ndryshimet në Kodin Penal, sa i ashpër do të jetë dënimi për ata që sulmojnë funksionarin publik

Të fundit