Flash News

KRYESORE

Ndryshimet në Kodin Penal, sa i ashpër do të jetë dënimi për ata që sulmojnë funksionarin publik

Ndryshimet në Kodin Penal, sa i ashpër do të jetë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka prezantuar propozimet për ashpërsimin e masave të dënimit në Kodin Penal, ndaj atyre që kanosin e sulmojnë për shkak të detyrës funksionarët publikë si mjekun, policin etj.

Ai ka renditur disa pika ku do të ashpërsohen dënimet edhe për lojërat e fatit, ndotjet akustike, në mjedis, siguria ushqimore etj.

Pjesë nga fjalimi i Ballës:

Kemi propozuar ashpërsimin e dënimeve për dhunën ndaj policisë, mjekut, sportistit, arbitrit, funksionarëve publikë, të zgjedhurve si rasti i deputetit Gjoni, ndaj kolegut tonë kryetar të partisë Ballit Kombëtar para pak ditësh. Janë vepra që duhen adresuar, kushdo që i kryen të mbajë përgjegjësi penale.

Janë disa ndryshimet që propozohen për Kodin Penal.

Konkretisht, beteja me lojërat e fatit nuk është fituar aq sa duhet, duhet dënuar më ashpër. Amendamentet e kuadrit ekzistues të kodit penal për qetësinë publike janë pasojë e ankesave të qytetarëve.

Kur mjeku neglizhon detyrën është vepër e rëndë. Të jesh mjek është detyrë e rëndësishme, në shumë raste është më të rëndësishme të shërbimit publik.

Ashpërsimin e dënimeve për mbajtjen e armëve. Opozita në kuvend ka protestuar me mjete shpërthyese, flakadanë, për ato që kërkojnë leje paraprake, nuk e kam për fishekzjarrët e fëmijëve.

Mjedisi nuk mbrohet sic duhet me ligj me Kod Penal.

Siguria ushqimore si rishikim i dispozitave ekzistuese, fusha më shqetësuese. Është debat që duhet zhvilluar me orë të tëra për cilësinë e ushqimeve që u shkojnë sot shqiptarëve. Në 4 muajt e sesionit të ri në shtator na duhet politikë të sigurisë ushqimore që çdo konsumator të jetë e i garantuar me certifikatë sigurie. Çdo dyqan buke të ketë tabelë analize, për cilësinë e miellit. Të mos ketë miell që nuk ka pikë proteine, si tallash i kthyer në brumë.

Protestat e dhunshme nga 16 shkurti, opozita ka të drejtë të protestojë me këto ndryshime në Kodit Penal, sa herë të shkatërrohet prona private, apo goditën policë ka patur e do vijojë edhe më të ashpra nga sot për pasoja ligjore.

Këto ndryshime në kod penal, presidenti do na i kthejë për ti rivotuar edhe një herë në Kuvend në shtator. Si një prej bashkëkryetarëve në detyrë u habita kur pashë që kthye edhe ndryshimet në ligjet e qeverisjes vendore që mundësojnë që të ketë një zyrë që të kujdeset për çdo lloj halli që kanë 2 milionë shqiptarë jashtë vendit, nuk kam dyshim që Meta nuk ka më sy e veshë për të parë shqiptarët, por cfarë do Luli, Mona e Saliu, e ka kthyer presidencën në institucionin e qarjes së halleve të opozitës.

Nëse  e kthen sërish në Kuvend këtë projektligj, në shtator do duhet ti votojmë sërish.

Sa janë dënimet e propozuara, aktualisht është deri në 3 vjet heqje lirie për goditje për shkak të detyrës, me ndryshimin e ri nga 1-5 vjet burg për ata që godet policin apo mjekun, apo funksionarët tjetër publik.

Ka patur deputetë që i ngërdhesheshin policit. Kanosja ndaj mjekut do të bëhet 1-3 vjet burg, ndërsa ndaj policit nga 2-4 vite burg. Le të guxojnë të ngërdheshen ndaj policit.  Për kanosje nuk ka më shpëtim me gjobë. Ka mjekë të papërgjegjshëm, për ta nuk ka shpëtim do aplikohen dënimet penale sipas dispozitave në fuqi.

Të fundit