Flash News

KRYESORE

Banorët të revoltuar, gazetarja nga studio kërkon të 'pastrojë' imazhin e Veliajt: Sqaro qytetarët!

Banorët të revoltuar, gazetarja nga studio kërkon të

Banorët e ‘Unazës së Re’ janë mbledhur sërish përpara bashkisë së Tiranës për të protestuar kundër prishjes së shtëpive dhe bizneseve të tyre. Gazetari i ‘News 24’, Erjon Skëndaj është i pranishëm në protestë dhe ka marrë deklarata nga disa qytetarë.

(Banorët e Tiranës i krahasoi me shpellarët, gazetarë dhe aktivistë kundër kryebashkiakut: Erion, mbaje gojën. Tërhiqu dhe kërko falje)

“Unë paguaj taksa, drita, ujë. Pse jam unë shpellar?”, foli i revoltuar një prej qytetarëve duke kritikuar kryebashkiakun Erion Veliaj.

Ndërkohë, gazetarja në studio, Ola Bruko është përpjekur të pastrojë imazhin e kryebashkiakut, duke kërkuar nga kolegu në terren që t’i sqarojë qytetarët se termin shpellar, Veliaj e përdori për deputetët e PD-së dhe jo për protestuesit.

“Erjon, të lutem sqaroi qytetarët se kryetari i opozitës termin shpellar nuk e kishte për ata, por për deputetet e opozitës”, ndërhyri gazetarja nga studio.

Por qytetarët në protestë e kundërshtuan këtë propagandë të Veliajt: “Ajo është dridhe Like, mjerë ky popull në dorë të kujt ka rënë.” Gazetarja ndërhyri sërish nga studio: “Nuk e ka patur për qytetarët, por për deputetët e PD, jo për protestuesit, të lutem sqaroi protestuesit.”

(Katër fyerjet publike të kryebashkiakut Veliaj për qytetarët e Tiranës; nga qenër te shpellarë e klloun)

Të fundit