Flash News

KRYESORE

Basha akuza Saimir Kodrës dhe Filip Çakulit: Emisionet ‘Stop’ dhe ‘Fiks Fare’ akuzohen për gjobëvënie

Basha akuza Saimir Kodrës dhe Filip Çakulit: Emisionet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kritikuar mediat për mungesën e investigimeve për lidhjet e politikës me krimin e organizuar dhe për trafikun e drogës.

Gjatë intervistës në emisionin ‘Opinion’, Basha tha se mediat nuk e kanë bërë punën e tyre investiguese, por pretendimit të Blendi Fevziut se kjo punë bëhet nga emisionet ‘Stop’ dhe ‘Fiks Fare’, kryeopozitari përmendi akuzat për gjobëvënie.

“Të mos flasim për ato emisionet se çfarë janë. Më përjashtim të disa rasteve, pjesa tjëtër është fasadë. Për të mos thënë se janë akuzuar për gjobëvënie. Është akzua më e madhe që mund t’i bëhet një media”, tha Basha.

Emisioni ‘Fiks Fare’ që transmetohet në Top Channel drejtohet nga Filip Çakuli, ndërsa ‘Stop’ në Tv Klan drejtohet nga Saimir Kodra, i cili është moderator i emisionit.

Basha paralajmëron ‘surprizën’ e madhe për Ramën dhe Xhafajn: Do u vijë andej nga ku nuk e presin

Të fundit