Flash News

KRYESORE

"Basha në rrezik", Lleshaj bën të paditurin pas letrës së Bardhit: Nuk kam asnjë informacion

"Basha në rrezik", Lleshaj bën të paditurin pas

Pas letrës që sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i dërgoi Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj lidhur me takimin që ky i fundit ka zhvilluar me truprojën e Bashës, ka reaguar Lleshaj.

Më herët sot, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, bëri me dije  se i kishte dërguar një letër Lleshajt për t’i kërkuar shpjegime mbi pretendimet e këtij të fundit se kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është në rrezik.

Në një komunikim për A2 CNN, Lleshaj nxiton të mohojë që të jetë takuar me truprojën e Bashës, duke thënë se nuk ka asnjë informacion se Bashës nuk t'i rrezikohet jeta.

“Nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk kam asnjë informacion për kërcënime ndaj zotit Basha”, tha Lleshaj.

 

Të fundit