Flash News

KRYESORE

Basha në rrezik për jetën? Lleshaj s'mohon takimin me truprojën: S’kam informacione për kërcënim

Basha në rrezik për jetën? Lleshaj s'mohon takimin me

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaron se nuk ka asnjë informacion se kreu i opozitës, Lulzim Basha është kërcënuar me jetë.

Nga Vlora ku ndodhet  për një vizitë në terminalin e ri të pasagjerëve në port, Lleshaj nga ana tjetër nuk ka mohuar takimin me truprojën e Bashës, ndërsa për letrën e nisur pas këtij takimi nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi thotë se nuk e ka lexuar ende.

“Nuk kam asnjë informacion që Basha është kërcënuar. Takime me truproja te gardës kam pasur, kjo është puna ime e përditshme, të takoj truproja të gardës. Sa i përket letrës së ardhur nga Bardhi më ka ardhur, por ende s’e kam lexuar”, tha ministri.

“Kreu i PD në rrezik”, Lleshaj takim me truprojën e Bashës, Bardhi letër ministrit: Sqarohu ose PD e konsideron shantazh

Të fundit