Basha për situatën në Kakavijë: Njerëz të braktisur nga një qeveri e dështuar

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për situatën e krijuar në Kakavijë, e cila vazhdon të jetë kaotike.

Basha ka postuar deklaratën e Partisë Demokratike në profilin e tij në Twitter dhe krahas postimit ai fajëson qeverinë për gjithë situatën e krijuar.

“Njerëz të braktisur nga një qeveri e dështuar. Turp!” – shkruan Basha.