Flash News

KRYESORE

Basha sërish kritika mediave: A keni turp? Qytetarë, bojkotoni televizionet dhe gazetat

Basha sërish kritika mediave: A keni turp? Qytetarë, bojkotoni

Kryeopozitari Lulzim Basha ka bërë sot thirrje që qytetarët të bojkotojnë televizionet dhe gazetat kombëtare pasi i konsideron si “arma më e fuqishmee repbulikës së vjetër”. Basha kritikoi censurën që mediat u bëjnë fjalës së qytetarëve në çadrën para Kryeministrisë, ndërsa akuzoi pronarët e tyre kanë agjendë politike personale dhe se paguhen nga kryeministri Edi Rama me paratë e qytetarëve.

“Të bëhemi gati për betejën finale e madhe me kupolën kriminale. Mediat nuk transmetojnë fjalën e qytetarëve, por vetëm fjalën e kryetarit të opozitës. Po si nuk keni turp? Merreni vetëm me tallavanë e Edi Ramës në ‘Facebook’. Mirë kurajo nuk keni, por a keni turp që i hiqni zërin qytetarëve tuaj? Mediat kryesore të vendit janë arma më e fuqishme e pushtetit të vjetër. Kanë agjendën e tyre politike, vetëm agjendën e popullit nuk kanë. Qytetarë ndiqeni lëvizjen në rrjetet sociale, braktisini mediat dhe gazetat e turpit. Nuk janë ulur në krye të tavolinës, por rrinë aty dhe kapin koçkat që iu hedh Edi Rama. Ja pse Shqipëria nuk ecën përpara sepse paratë në republikën e vjetër i kontrollojnë një grusht njerëzish dhe i bëjnë temena mediat e kapura nga pushteti”, u shpreh kreu i PD-së.

Por Basha paralajmëroi se dita e lirë po vjen edhe për median shqiptare. Ai theksoi se me “Republikën e re”, gazetarëve do u jepet statusi i nevojshëm për të qenë në shërbim të së vërtetës dhe jo të oligarkëve.

“Dita e lirisë do të vijë edhe për median shqiptare. Do vijë dita kur gazetarët shqiptarë do të kenë të njëjtin status si prokurorët dhe gjyqtarët shqiptarë për t’i shërbyer të vërtetës dhe jo oligarkëve. Në Facebook të paktën nuk ka censurë, aty dëgjoni zërin e qytetarëve, kurajon që i jep trimëri opozitës”, tha Basha.

Kush janë katër super-pronarët e mediave që sulmohen nga Basha, pasuria dhe pushteti që kanë

Të fundit