Flash News

KRYESORE

Bayern e ka vendosur, ish-kampioni i botës shitet në Itali

Bayern e ka vendosur, ish-kampioni i botës shitet në Itali

Jerome Boateng, është koha të largohesh!

Ky është mesazhi që mbrojtësi gjerman ka marrë nga Bayern së fundmi. Ai edhe e ka parashikuar vetë, por bazuar në shkrimet e mediave gjermane, tashmë gjërat janë krejt të qarta, sepse klubi bavarez ka biseduar me lojtarin.

Ai ka një krisje të thellë me klubin dhe aventura e tij në Mynih duhet mbyllur me kaq. Edhe pse trajneri Hansi Flick i ka besuar ndeshjet e fundit dhe Boateng realisht ka luajtur mirë, Bayern po kërkon një mbrojtës më të freskët dhe që jep garanci.

Ish-kampioni i botës ka disa klube në Serie A që kanë interes dhe pritet që deri në korrik të marrë një vendim përfundimtar. Milani, Fiorentina dhe Roma janë opsionet më të përmendur.

Të fundit